Zv/kryeministrja Balluku me arkitektin italian: Integrojmë Shqipërinë në rrjetin mesdhetar të marinave

Në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme në Monako, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi strategjinë kombëtare të Shqipërisë për marina, një iniciativë që po zhvillohet në bashkëpunim me arkitektin italian Luca Dini. Për të ky projekt synon të integrojë Shqipërinë në një rrjet marinash që nis nga Kroacia dhe Mali i Zi dhe shtrihet deri në Greqi, duke sjellë një qasje për industrinë detare që lidh turizmin me përdorimin inteligjent dhe të qëndrueshëm të bregdetit.

Arkitekti Italian, Luca Dini theksoi se ky projekt nis nga një “fletë bosh”, duke propozuar krijimin e një marine moderne dhe të shpërndarë që nuk funksionon thjesht si vend parkimi për anije, por si një pikë nisjeje për përjetime kulturore dhe turistike që nxjerrin në pah bukuritë e Shqipërisë. Ai shtoi se kjo qasje kërkon një manual me rregulla të qarta ndërtimi dhe një vizion të përbashkët me investitorët, të cilët duhet të përqafojnë strategjinë e vendit dhe të krijojnë një eksperiencë të re për pronarët e jahteve, të cilët sot kërkojnë më shumë sesa vetëm një vend për të ekspozuar pasurinë e tyre.

“Qasja duhet të jetë krejtësisht e kundërt me atë që ka qenë deri tani. Investitori duhet të përqafojë projektin dhe vizionin, jo anasjelltas. Shpesh investitori mendon të imponojë shifra, metra katrorë, por nuk është kështu. Në këtë vend, sugjerimi ynë është pikërisht ai i përqendrimit fillimisht tek linjat udhëzuese: ku duam të shkojmë, çfarë duam të bëjmë. Kjo vjen edhe nga përvoja jonë në yachting, ne dimë saktësisht çfarë kërkojnë pronarët e anijeve. Ata kërkojnë përvoja, nuk kërkojnë më një vend ku të tregojnë pasurinë e tyre, ata duan të përjetojnë një eksperiencë edhe një eksperiencë kulturore”, tha Dini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Balluku vuri në dukje nevojën për edukimin e një brezi të ri profesionistësh të specializuar në industrinë e jahteve. “Kërkohet të kemi të gjithë personelin që do të operojë këto marina, kështu që një sfidë tjetër do të jetë krijimi i një grupi njerëzish, të rinjsh, që në të ardhmen do të punojnë në këto marina”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?