Zv/kryeministrja Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), që po zhvillohet në Athinë.

”Takimi i 6-të i Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe veçanërisht vendeve të Europës Qendrore dhe Jugore”.

Sipas saj, Sekretari i Energjisë, Chris Wright ka adresuar një vizion frymëzues që kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Athina zyrtare ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme gjatë P-TEC 6 për hapjen e dyerve europiane ndaj gazit të lëngshëm amerikan, duke e kthyer rajonin në një pikë strategjike më rëndësi jetike për gjeopolitikën. Në fjalën e tij, Sekretari Wright nënvizoi faktin se teknologjitë e reja, sidomos Inteligjenca Artificiale e aplikuar në fushën e energjetikës do të sillte shumë shpejt rezultate të jashtëzakonshme dhe zgjidhje të qëndrueshme për sektorin e energjisë në Europë. Në fjalën e tij, kryeministri Mitsotakis i cili përshëndeti P-TEC 6, njoftoi se për herë të parë në vitin 2024 Greqia arriti të kthehet në një vend eksportues neto”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?