Zv/kryeministrja Balluku replika me deputetin Balliu: Je rritur në një familje ku vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare…”. Reagon Balliu

Seanca e së mërkurës në Kuvend u shoqërua me tensione dhe akuza të ndërsjella mes deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë debatit për buxhetin, Balliu akuzoi qeverinë dhe veçanërisht ministrinë që drejton Balluku, për “vjedhje masive” në projekte publike.

“Vjedhjet me aeroportin, vjedhja në tunelin e Llogarasë. Pse nuk çoheni ju ministrat e tjerë? Sepse jeni bashkëpunëtorë në krim. Juve nuk iu intereson për qytetarët. Ky buxhet i jepet ministrisë me vjedhjet më të mëdha. Ju keni rritur kostot e jetesës,” deklaroi Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuzat e tij sollën një reagim të ashpër nga zv.kryeministrja Balluku, e cila iu kundërpërgjigj me tone personale, duke përfshirë edhe anëtarë të familjes së deputetit demokrat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në replikë, zv/kryeministrja Balluku tha: “Do ikni apo do rrini në sallë? Kur flitet për vjedhje, Klevis Balliun duhet ta dëgjoni me vëmendje, sepse është i ‘masterizuar’. Është rritur në një familje ku vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare.”

Ajo vijoi me një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj tezes së Balliut, Blegina Agolli, e cila sipas saj mbante njëkohësisht pozicion publik dhe drejtim kompanie private.

“Është rasti unik kur tezja, Blegina Agolli, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ishte në të njëjtën kohë administratore e kompanisë ‘Alpin Bau’, të sajuar me një serb. Sekretarja e përgjithshme merrte fonde. Shpresoj t’i ketë ngrënë me Klevisin.”

Duke e çuar debatin edhe më tej, Balluku shtoi: “Po të ishte SPAK-u në kohën e tezes tënde, do të ishte akoma në burg sot.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?