Zv/kryeministrja Balluku: Tuneli i Murrizit me shifra rekord, mbi 19 mijë mjete më 17 gusht

Tuneli i Murrizit ka regjistruar një shifër rekord në numrin e automjeteve që kaluan gjatë një dite. Më 17 gusht 2025, plot 19,050 automjete kanë kaluar nëpër këtë tunel, duke shënuar shifrën më të lartë për këtë sezon turistik.

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një takimi në Tiranë për të diskutuar për ecurinë e sektorit të turizmit, theksoi se ky është një tregues i qartë se si investimet në infrastrukturë mund të ndihmojnë në nxitjen e turizmit, sidomos në zona që nuk kishin qenë tradicionale për turistët.

“Shifra më e lartë e këtij sezoni vjen nga tuneli i Murrizit. Më 17 gusht, ky tunel regjistroi 19,050 automjete, krahasuar me tunelin e Llogorasë, ku në ditën e pikut, më 10 gusht, kaluan 17,684 automjete”, deklaroi Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, ky rezultat është një dëshmi e fortë se investimet në infrastrukturë moderne mund të hapin mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave të ndryshme, duke i dhënë shtysë edhe atyre që më parë ishin më pak të vizituara. Tuneli i Murrizit u hap më 14 mars të këtij viti për qarkullimin e mjeteve pas një pune sfiduese që në nisje të tij për shkak të gjeologjisë problematike të zonës nëpër të cilën kalon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?