Zv.kryeministrja nën hetim, Rama: Asgjë nuk ndryshon! SPAK ka punën e vet, ne tonën

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ”Real Story”, iu përgjigj pyetjes lidhur me hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Balluku, ndërsa theksoi edhe një herë qëndrimin e tij se SPAK ka punën e tij, qeveria të vetën, ndërsa nënkuptoi se asgjë nuk do të ndryshojë sa i përket kabinetit qeveritar. Në vijim Rama tha se politika nuk do të ndikojë në drejtësi, dhe ndryshe nga opozita që do të shkrinte SPAKun, Rama është garantori i pavarësisë mes dy hallkave.

Sokol Balla: Z.Kryeministër, zv/kryeministrja po atë ditë të premte u mor në hetim për mosbarazi në trajtimin e tenderit për tunelin e Llogarasë, ju nuk keni bërë asnjë koment

Edi Rama: Edhe s’kam ndërmend të bëj. Çfarë komenti të bëj? Si tha Loro Boriçi shiu ka punën e vet ne kemi punën tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sokol Balla: SPAK-u ka punën e vet, ju keni punën tuaj?

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: Normal, janë të ndara. Nuk kemi asnjë dilemë në këtë pjesë.

Sokol Balla: Dhe nuk ndryshon asnjë?

Edi Rama: Çfarë do të ndryshojë?

Sokol Balla: Ju e dini…

Edi Rama: Çfarë do të ndryshojë? Duhet të mësohemi me këtë. Nuk është diçka që tanimë kemi nevojë akoma të jetojmë për të mësuar. Duhet të mësohemi me këtë, që jetojmë në një sistem ku Partia Socialiste e Shqipërisë dhe askush tjetër, që të jemi shumë të qartë për këtë me mua në krye, i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësië. Dhe njësoj siç janë tërhequr fuqitë koloniale nga territoret e kolonizuara kemi tërhequr politikën nga territori i drejtësisë. E kemi tërhequr. Dhe jemi të vetmit garant për mosfutjen përsëri të politikës në territorin e drejtësisë.

Sokol Balla: Jeni të sigurt për këtë?

Edi Rama: Jam 100% i sigurt sepse të tjerët përbetoheshin që do ta shkrijnë SPAK-un të nesërmen po të fitonin zgjedhjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?