FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zvërneci, Rama në Bruksel: Komisioni është i mirëinformuar! Projekti do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Konferencën Ndërqeveritare se Komisioni Europian është i informuar për të gjitha zhvillimet që lidhen me projektin e Zvërnecit, i cili ka shkaktuar debate edhe në Parlamentin Europian dhe prej 45 ditësh ka protesta. Ai theksoi se projekti do të zbatohet në përputhje me standardet më të larta, duke shtuar se pas përfundimit do të përfaqësojë një vlerë dhe burim krenarie si për Shqipërinë, ashtu edhe për Europën.

”Nga vitet e gjata në detyrë, kur thua Bruksel, është një fjalë shumë komplekse. Për ne, të gjithë zërat janë mjaft të respektueshëm, por ka një zë që e marrim shumë seriozisht: zërin e Komisionit. Komisioni është në krye të gjithçkaje, duke qenë shumë i mirëinformuar dhe duke u bazuar në fakte. Në këtë botë të informacionit dhe të pikëpamjeve të debatueshme, ku e vërteta po gjen gjithnjë e më pak hapësirë, Komisioni mbetet ai që mbron fort objektivitetin, sepse punon mbi bazën e fakteve, të dhënave dhe burimeve të verifikuara.

Jam i sigurt se edhe ju, nëse do të kishit interes për faktet, të dhënat dhe burimet e verifikuara, do ta kuptonit se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Projekti është ende punë në vazhdim. Projekti nuk mund të shihet askund, sepse nuk është finalizuar. Vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces. Gjithçka po bëhet sipas rregullave që prej ditës së parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmendja e emrave nuk është diçka që na ndihmon të arrijmë te e vërteta. Për ne vlen libri i rregullave, i standardeve të anëtarësimit dhe i Komisionit Evropian. Ideja se Shqipëria do të vazhdonte përpara me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me librin e shenjtë të besimtarëve ateistë në Shqipëri është një pretendim pa bazë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Do të realizojmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë dhe Evropën. Kjo është ambicia ime. Shqipëria duhet ta bëjë këtë realitet për veten dhe për Evropën. Do të jemi rigorozë dhe nuk do të kërkojmë asgjë tjetër veç zbatimit të standardeve më të larta”, tha kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?