Zvicra jep mbi 11 milion Euro për përmirësimin e infrastrukturës

Gjatë fjalimit të tij, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani theksoi përgjegjësinë që kanë qeveria, bashkitë dhe ndërmarrjet e ujit si përfitues. “Miqtë dhe partnerët tanë po na mbështesin. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për ndihmë financiare na lehtëson nga disa dhimbje të buxhetit dhe na liron për të plotësuar nevoja të tjera të panumërta të ekonomisë. Por uji është i pari dhe ja pse e kemi kthyer ujin në prioritet”, tha Minister Cani. Ai gjithashtu falënderoi Ambasadorin Graf për kontributin e Zvicrës. Ndërsa Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha: Ky projekt është në linjë me prioritetet e qeverisë për sistemin e ujësjellsëve dhe kanalizimeve, veçanërisht me adresimin e humbjeve të ujit në këtë sektor, duke i shërbyer objektivit të madh të rritjes së nivelit dhe cilësisë së shërbimeve që i ofrohen qytetarëve”.  

Përmes kësaj marrëveshjeje, Berati, Kuçova, Gjirokastra, Kamza, Lushnja, Delvina and Librazhdi do të kenë mundësi të forcojnë ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve, dhe të përmirësojnë furnizimin dhe shkarkimin e ujrave. Një komponent kyç është forcimi institucional i ndërmarrjeve të ujit përmes menaxhimit më të mirë, përshtatjes së tarifave, dhe performancës efiçiente. Ndërmarrjet e ujit në vendin tonë kanë patur performancë të dobët në të shkuarën.

Ndryshe nga grante të donatorëve të tjerë, kontributi zviceran prej 11,600,000€ vjen në formën e një granti të parimbursueshëm dhe që nuk kërkon asnjë lloj pagese nga ana e palës shqiptare. Gjatë fazës së parë të punës ekspertët do të kryejnë studime vlerësuese dhe do të forcojnë ndërmarrjet në mënyrë që ato të jenë me kosto efektive dhe të orientuara nga konsumatori. Bazuar në gjetjet e kësaj faze, në fazën e dytë do të ketë investime në infrastrukturë.

Financimi zviceran për sektorin e ujit zgjerohet përtej mbështetjes së suksesshme për menaxhimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve në Pogradec, Lezhë dhe Shkodër. Kjo është pjesë e një serie programesh të cilat përmirësojnë mundësitë e qytetarëve për ujë të pijshëm të pastër si dhe përformancën financiare të ndërmarrjeve të ujit. Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) siguroi fondet ndërsa KfË, banka gjermane për zhvillim, do të menaxhojë fondet dhe do të mbikqyrë shpërndarjen e tyre. Zbatimi do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. 

SHKARKO APP