Zv/ministri i Bujqësisë: Zbardhet bilanci i dëmeve pas përmbytjeve
Ministria e Bujqësisë ka bërë bilancin e dëmeve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, shkaktuar nga përmbytjet që ndodhën ditët e fundit, në jug të vendit.
Zv.ministri i Bujqësisë Jani Babi tha sot për ATSH-në, se nga evidentimet paraprake rezulton se në zonat e prekura nga përmbytjet ne qarkun Fier, Vlorë, Lushnje e Berat, kanë ngordhur 2020 krerë bagëti të imta, 339 krerë derra, 69 500 shpendë dhe 460 koshere bletësh.
Sipas tij, nga përmbytjet është dëmtuar dhe një biznes që merret me rritjen e kërrminjve në rreth 1800 metër vijë lineare, dhe dëmet në prodhimin e serave kapinin shifrën e 2 milionë lekëve.
Grupet e punës tha zv.ministri Babi, janë ne terren bashkë me ekspertët e huaj dhe po evidentojnë dëmtimet në kanalet kulluese dhe sistemet e hidrovorëve, me qëllim përgatitjen e preventiveëve dhe projekteve për ndërhyrje të menjëherëshme në rikuperimin e tyre.
Sipas tij, po bëhet një evidencë e plotë e dëmeve që janë krijuar deri tani, në të gjitha llojet e dëmeve si materiale, por dhe në gjënë e gjallë. Ndërsa lidhur me humbjen në gjënë e gjallë të banorëve, që u prekën nga përmbytjet , Babi tha se do të kompensohen krerë për krerë.
Në fillim të muajit shkurt, moti i përkeqësuar me reshje të dëmdura dhe intensitat të lartë shkaktoi përmbytjen e disa zonave në jug të vendit duke dëmktuar prodhimin bujqësor të ferëve dhe ngordhjen e dhjetra bagëtive.