Zyrtare/ 16 kandidatë për postin e Drejtorit të Policisë, mes tyre edhe 2 gra

Tashmë mësohen emrat zyrtarë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministria e Brendshme ka publikuar listën zyrtare me kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mes kandidatëve janë edhe dy gra, Suela Sulkaj dhe Ejona Gurabardhi. Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.

Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni. Komisioni merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit.

Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore. Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e plotë e aplikuesve:

Swiss Digital Mobile Reklama

Afrim Tafa

Alfred Çepe

Arjanit Arapi

Ejona Gurbardhi

Elidon Çela

Gentian Berberi

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Lorenc Panganika

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Skënder Hita

Suela Sulkaj

Tonin Vocaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?