Lindita Nikolla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano
Kryeparlamentarja Nikolla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.
“Në jetën e tij të gjatë politike, si parlamentar, ministër, Kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe President i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i shërbeu me përkushtim jo vetëm vendit të tij, por edhe aspiratave evropiane.
Presidenti Napolitano ishte një mik i madh i Shqipërisë dhe i perspektivës sonë evropiane. E tij është shprehja e njohur gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në mars 2014 se Italia do të jetë avokatja e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Pushofsh në paqe, President!”, shkruan Nikolla në mesazhin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

