Liqeni i Dushkut në Gramsh
Aktualitet E Enjte, 21 Tetor 2021 12:11
Nga Damian Gjiknuri-
Liqeni i Dushkut ndodhet shume afër qytetit të Gramshit
Në rrëzën veriperëndimore të malit të Komianit, lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi rreth 400 m.
Rrethohet nga një pyll i dendur pishash me sipërfaqe rreth 12 ha ndërsa dallohet për zambakët e bardhë e të mëdhenj të ujit. Së bashku me pyllin rrethues, formon një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor. Vizitohet në çdo stinë sipas itinerarit Gramsh – Kodovjat – liqeni i Dushku.