Luan Hallulli: Diaspora s’ka të drejtë vote

Kreu i shoqatës italo-shqiptare në Abruzzo, Luan Hallulli thotë se diaspora është një komunitet shumë i zhvilluar dhe nuk flitet më për një komunitet që ka qenë problematik si para 30 vitesh. Për të është një komunitet që integrohet me strukturat italiane, greke dhe europiane.

“Problematika e Diasporës shqiptare është që ne nuk kemi të drejtë vote në vendin tonë. Ka mbi 20 vite që ne kemi dërguar shumë të dhëna të komuniteteve në të gjithë botën për votimin e Diasporës e cila ndodhet në të gjithë globin”.

Ndër të tjera, edhe nëse do kishte pasur vullnet nga politika shqiptare, vota e Diasporës do ishte bërë shumë kohë më parë. “Diaspora është si një e veçantë, janë rritur të gjithë në Europë dhe besoj që nga Diaspora e kemi kuptuar se si funksionon modeli evropian, jo se nuk e kemi kuptuar se si funksionon politika shqiptare. E dimë si drita e diellit. Është ngërç nga të dyja palët që nuk kanë dëshirë që votën e emigracionit ta bëjnë të mundur”,-tha në “Ora News”.

SHKARKO APP