Lumi Gjadër del nga shtrati në Shkodër, përmbyten tokat. Bashkia kërkon ndihmën e ushtrisë
Lumi Gjadër, në fshatin Mali i Rrëzuar ka dalë nga shtrati.
Një pjesë e madhe e tokave është përmbytur, ndërkohë që rryma e ujit ka thyer dy shtylla të energjisë elektrike.
Mësohet se niveli i lumit vijon të rritet.
Sakaq në një raport të fundit, Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se situata është alarmante, ku si pasojë nën ujë janë 1669 hektarë tokë. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Bashkia ka kërkuar paraqitjen e ushtrisë në terren
Njoftimi i Bashkisë:
–Nj.A. Ana Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 780 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 180 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 580 Ha
Grurë 20 Ha
-Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 579 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 208 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 266 Ha
Bimë decorative 70 Ha
Grurë 35 Ha
Në Nj.A. Dajc nuk ka energji elektrike.
UKSH ka furnizuar me uje te èpijshëm banore të fshatit Oblikë.
–Nj. A. Guri Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc,Guri Zi
Tokë e pakultivuar 15 Ha
Foragjere te dyta,jonxhe 15 Ha
Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
–Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 10 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha
Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherërash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkdoër po punon një fadromë për pastrimin.
–Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 90 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
Grurë 10 Ha
Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
–Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 12 Ha, ne fshatin Zues
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.