1/5 fëmijë shohin ëndrra të frikshme për krizën mjedisore
Sipas një studimi të ri, ëndrrat e këqija fëmijëve u vijnë nga kriza e klimës. Anketimi thotë se një në çdo pesë fëmijë ka ëndërra për ndryshimet klimatike dhe 17 përqind e tyre flasin për shqetësime që ndikojnë në gjumin e tyre dhe zakonet e ngrënies.
Sondazhi tregonte gjithashtu se 80 për qind e pjesmarrësve thanë se klima është një problem i rëndësishëm për ta dhe gjysma e tyre nuk kanë besim te të rriturit për zgjidhjen.
Sondazhi sponsorizuar nga BBC pyeti 2,000 fëmijë britanikë nga mosha tetë deri në 16 vjeç ëpr të parë sesi ndjehet gjenerata e re për ndryshimet në planetin tonë dhe 73 përqind e tyre thanë se shqetësohen për gjendjen aktuale të planetit ndërsa 22 përqind ishin “shumë të shqetësuar”.
Një në tre fëmijë, ose rreth 58 përqind ishin të shqetësuar për ato që ndryshimet klimatike sjellin për të ardhmen e tyre.