1.5 milionë dollarë shpenzime sekrete të QSUT-së për Covidin, Dasho: Tallje më të madhe se kjo nuk ka

Nga Erion Dasho

SHPENZIMET SEKRETE PËR COVID. Një portal i angazhuar për transparencën në financat publike botoi sot se QSUT ka shpenzuar gjatë periudhës së pandemisë më shumë se 1.5 milion dollarë për të cilat mban të fshehur përfituesit. Sipas specialistëve, një argument i vlefshëm ligjor për të mbajtur të fshehtë përfituesit e fondeve publike është ruajtja e sigurisë kombëtare.

Tallje më të madhe me publikun shqiptar nuk mund të ketë!!!

Në se do të ishte shteti amerikan që ble përbërës për vaksinën dhe mbron sekretin prej hakerave, edhe mund të justifikohet, por…

… në shtetin që jo vetëm nuk shpik gjë, por ka dështuar të mësojë edhe nga përvoja më elementare e komunitetit ndërkombëtar…

… në QSUT, aty kur mjekët dhe infermierët u lanë pa maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe ku testi i antitrupave vlerësoi se 15% e personelit rezultonte e infektuar që në maj…

… në institucionet shëndetësore ku pacientët ekspozoheshin ndaj COVID, madje humbnin edhe jetën siç raportoi media për një numër pacientësh të dyshuar se ishin infektuar kur ishin të shtruar në QSUT…

… në vendin ku qytetarët paguajnë vetë për testimin, për trajtimin dhe madje edhe për respiratorët…

QSUT mbron “sekretin shtetëror” dhe nuk pranon të tregojë as se çfarë ka blerë dhe as se kujt ja ka blerë!

ME KËTO INFORMACIONE QË MËSOJNË SOT, QYTETARËT KANË PLOTËSISHT TË DREJTË TË PYESIN:

A KA PATUR VETËM PAAFTËSI APO EDHE ABUZIM NË PËRGJIGJEN SHQIPTARE NDAJ COVID-19??!!

SHKARKO APP