1 Maji… Sindikalizmi vdiq, por nuk eshte varrosur ende!

Nga Sabri Skenderi (President i Sindikates se Infermiereve te Shqiperis)

Sot eshte 1 Maji Dita Nderkombetare e Punetoreve Kjo dite u fitua me luften e madhe te punetoreve per te nderuar dhe respektuar Ata qe me greva e demostrata te fuqishme u perplasen me borgjezine e kohes per te drejtat e tyre per kushte pune e paga dinjitoze duke fituar te drejten e oganizimit ne sindikata per te bere te mundur mbrojtjen kolektive Por me vone kjo dite si ne shume vende edhe ne Shqiperi u kthye ne dite feste e parakalimesh si donte partia dhe e tille vazhdon ende sot, feste por pa parakalime sepse ne vitin 90 Bashkimet Profesionale nderruan emrin e u quajten Sindikata, pra edhe emrin e kemi nga ai sistem i cili e pregatiti vete ndryshimin drejt gjoja nje pseudo demokracie
por duke u kujdesur mire per drejtuesit e te gjitha institucioneve te reja jo vetem sindikatave , partive e gjithckaje tjeter per ti patur ne kontrollin e fshehte te pushtetit ne vazhdimesi
Taktikat nga me te ndryshmet ku me kercitje dhembesh e ku me ndonje kocke Kjo ndodhi me sindikatat shqipetare qe sikur u rebeluan ne fillim te viteve 90 per tu mbyllur gojen por dhe per ti kontrolluar me mire Presidenti i plotfuqishem i kohes ju dha atyre ne pronesi kampet e pushimit,shtepite e kultures e shume prona marramendese ne vendet me te bukura te Shqiperise te cilat dalengadale i bene pronare te medhenj dy grupimet e medha sindikale KSSH , BSPSH dhe keta bene cfare deshen duke ruajtur e bashkepunuar me krahet politike u kthyen nga sindikata te punonjesve ne sindikata te Pronave dhe ne sherbim te pushtetit duke i shitur ,privatizuar apo dhene me qira per 99 vjet dhe duke bere ortakeri me oligarke afer pushtetit l.
Keshtu sindikalizmi vdiq por nuk eshte varrosur ende ,ai mund te ngjallet vetem kur te vdesin keta drejtues te gjoja sindikatave dhe bashkepunetoret e tyre ne pushtet. Kjo eshte per ne afera me e madhe e vjedhjes se pronave publike dhe le te shpresojme se SPAK do i kthehet ndonjehere l. Ndonjeri do thote mos u mer me ta lerja Zotit por jo, meren ata me ne, sduan te flitet per sindikata te reja te punonjesve dhe kane edhe mbeshtetjen e pushtetit ,sigurisht se kane prona e para.
Ne kete dite ne denoncojme aktin e turpshem qe Ministia e Shendetesise ben kontrate kolektive me KSSH.C’pune ka ajo me ata? Punonjesit e shendetesise kane sindikatat e tyre dhe keta te ashtequajtur sindikaliste marrin vula e firma nga Ministria e trembin drejtoret e istitucioneve per tu ndalur kuotizaconet pa vullnetin e punonjesve, trembin dhe punonjesit se do ti heqin nga puna nese shkojne ne sindikate tjeter.
Te nderuar kolege sindikaliste ne kete 1 Maj te
vitit 2020 qe eshte shpallur dhe Viti i Infermiereve ne Bote le te bashkohemi te gjithe per tu bere nje ze i fuqishem per te kerkuar kushte pune me te mira, paga me te larta si koleget tane ne bote,siguri e shendet ne pune si edhe dinjitet profesional.
Te thyejme friken ashtu si beme me COVID 19.
Si heronj te vertete u perballem e po perballemi me te ne sherbim te mijera jeteve njerezore, ashtu te ngrihemi edhe per te drejtat tona te gjithe bashke.
Edhe kjo eshte e veshtire tek ne por vetem te bashkuar mund dhe do t’ja dalim.
Le ta nderrojme thirrjen sot nga ” Gezuar” e te themi RROFTE 1 MAJI !

SHKARKO APP