1 muaj pas dasme, Meghan në pritje të dy fëmijëve!

Princ Harry dhe Meghan Markle u martuan vetëm një muaj më parë.

Ama shumë shpejt në rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se ajo është shtatzënë.

Sipas revistës “Ok!” Harry dhe Meghan janë shumë të lumtur dhe i kanë treguar lajmin menjëherë Princit William dhe bashkëshortes së tij Kate Middleton

“Ata nuk e prisinin që të vinte kaq shpejt ky moment, por tani janë shumë të lumtur aq më tepër që presin binjakë”, – tha një burim për “Ok!”. Megjithatë Meghan nuk ka treguar ende asgjë, duke qenë se në fotografitë e saj barku dhe trupi duket normal.

SHKARKO APP