1 në 3 shqiptarë punojnë nga shtëpia
Puna nga shtëpia me të drejtë pagese po kryhet nga rreth 1/3 e të punësuarve. Një anketë e zhvilluar nga IDRAPOLL, më 22-23 mars, doli në përfundimin se 32% e të anketuarve deklaron se në këtë situatë “po punon nga shtëpia”.
Anketa e zhvilluar përmes platformës online kishte si qëllim të eksploronte ndryshimet e mundshme të sjelljes së qytetarëve, si rrjedhojë e situatës së krijuar nga COVID-19.
Nga pyetësori rezultoi se rreth 43% e banorëve të zonave urbane në Shqipëri, aktualisht punojnë nga shtëpia. Kjo shifër arrin në 48% për rastin e atyre që punojnë në sektorin publik dhe 38% për ata që punojnë në sektorin privat. /IDRA