“1 Vjetori i Qendrës Rinore në Tiranë”

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë organizoi sot 1 vjetorin e Qendrës Rinore të Tiranës. Në prezencë edhe të Kryetarit të Bahkisë, zotit Erion Veliaj në statusin e ish MInistrit, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zoti Blendi Klosi tha se kjo është një qendër e cila vetëm në një vit, ka arritur të mbledhë 20.000 të rinj, duke u bërë kështu institucioni që ka mbledhur më shumë dashuri në këtë qytet.

Ky numër është vërtetimi i konceptit të shprehur një vit më parë së sa e rëndësishme ishte  kjo hapësirë në Tiranë dhe jo vetëm. Për këtë arsye, Qendra Rinore e Tiranës nuk është e vetmja në vend; dy qendra të tjera janë gati për t’u inaguruar, në Korçë dhe Vlorë, me qëllimin për t’ju  ardhur pranë sa më shumë te rinjve në Shqipëri.

Qendra Rinore e Tiranës, ka arritur të pasqyrojë 300 aktivitete në vetëm 365 ditë dhe për këtë fakt, Ministri Klosi u shpreh:“Kjo qendër, punon çdo ditë, për t’iu kundërpëgjigjur me mirësi dhe dashuri, fjalës së keqe dhe helmit që shumë mundohen t’ja injektojnë këtij qyteti.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës zoti Erion Veliaj, u shpreh i impresionuar nga puna e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe e Ministrit Blendi Klosi, bërë për këtë Qendër dhe për të rinjtë që janë pjesë aktive e kësaj Qendre. Duke rikujtuar gjithashtu përpjekjen e madhe të bërë nga Ministria nën drejtimin e tij dhe se ndihej i lumtur, që ajo përpjekje është justifikuar më së miri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 1 vjetorin e saj, Qendra  Rinore e Tiranës është krenare dhe ka të drejtë të mburret për listën e gjatë të bashkëpunëtorëve që ka krijuar dhe e të rinjve që disa si pjesëmarrës e disa të tjerë si vullnetarë   kanë  dhënë   kontributin   e   tyre   në mbarëvajtjen e Qendrës.

Gjithashtu, në këtë qendër ka filluar së marri jetë Strategjia Rinore 2015-2020, strategji e cila synon përfshirjen sa më të gjërë të të rinjve dhe jo vetëm. Ndaj, do duhej shumë që këtë Qendër Rinore, t’a zgjeronim në çdo qytet të Shqipërisë – tha Ministri.

Në mbyllje, Ministri Klosi i kujtoi Zotit Veliaj edhe gjobën prej 40 milion lekësh, që Bashkia Tiranë para drejtimit të zotit Veliaj i ka vënë arbitrarisht kësaj Qendre. Duke i kërkuar atij, rishikimin e vlefshmërisë së kësaj gjobe, të cilën Mnistri Klosi e cilësoi si totalisht të padrejtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?