10 fjalëkalimet më të këqija për vitin 2018

Pas një viti të gjatë me sulme kibernetike, më fund kemi një listë të fjalëkalimeve më të këqija të vitit 2018. Këto fjalëkalime, jo vetëm që përdoren prej vitesh, por çdokujt mund t’i shkojë mendja tek një fjalëkalim të tillë. “123456”, “password”, “111111” dhe “qwerty” janë fjalëkalime të cilat janë prej vitesh pjesë e kësaj liste. Kjo do të thotë se ka ende njerëz, të cilët nuk i kanë ndryshuar fjalëkalimet edhe pse çdo vit kjo listë i ekspozon. Të dhënat janë publikuar nga SplashData, kompania pas aplikacionit për menaxhimin e fjalëkalimeve SplashID.

10 fjalëkalimet më të këqija të 2018-ës:

123456
password
123456789
12345678
12345
111111
1234567
sunshine
qwerty
iloveyou

SHKARKO APP