10 fobitë më të rralla, që nga mjekra e dendur dhe qëndrimi ulur
Frika nga një numër, frika nga djathi, frika nga shpenzimi i parave në botë ka shumë fobi që mund t’u shkaktojnë njerëzve ankth.
Ombrophobia-Frika e vazhdueshme nga shiu dhe bubullimat e vetëtimat
Pogonophobia-Frika nga mjekra e dendur dhe e madhe e burrave.
Dipsophobia-Frika nga pijet alkoolike. Personat që e kanë këtë fobi, tmerrohen edhe nëse nuhasin një të tillë ose nëse qëndrojnë pranë dikujt që pi.
Hipopotomonstroseschipedaliophobia-Frika nga leximi ose shqiptimi i fjalëve shumë të gjata.
Koumpounophobia-Frika nga kopsat. Personat që vuajnë nga kjo fobi nuk përdorin rroba me kopsa, por vetëm me zinxhirë.
Ergophobia-Ankthi që përjeton një individ kur shkon në vendin e tij të punës.
Hexakosioihexekontahexaphobia (trihexaphobia)-Frika e palogjikshme nga numri 666. Këta njerëz shmangin ose refuzojnë çdo gjë që është e lidhur me këtë numër.
Turophobia-Një nga fobitë më të rralla. Njerëzit që e kanë këtë fobi, ndihen keq kur shohin ose nuhasin djathë.
Crometophobia-Frika nga shpenzimi i parave. E kanë ata persona që kurrë nuk të ftojnë për kafe, nuk lënë bakshish ose llogarisin çdo qindarkë që shpenzojnë.
Catisophobia-Frika e të qëndruarit ulur.