10 forcat më të mëdha policore në botë

Forcat policore janë departament shumë i rëndësishëm për secilin vend, pasi ky departament është ai që kujdeset për implementimin dhe respektimin e ligjeve brenda një shteti. Prandaj, asnjë shtet nuk mund të ruajë paqen dhe rendin, pa një forcë të mirëfilltë dhe të ndershme policore.

Fjala “polic” rrjedh nga fjala greke “polis” që do të thotë qytet. Në kohërat e lashta, grekët kanë shfrytëzuar skllavët për të kontrolluar masat e njerëzve, për të kryer arrestimet, apo dhe për t’i mbikëqyrur të burgosurit.

Sidoqoftë, departamenti i parë policor u krijua në Francë, në vitin 1667, gjatë sundimit të mbretit Luigji i 14-të. Ndërkaq, departamenti i parë policor që ende është funksional, është Shërbimi Policor Metropolitan i Britanisë së Madhe, i krijuar në vitin 1829.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave të disponueshme, Kina sot ka forcën më të madhe policore në botë. Për të kuptuar se cilat janë shtetet tjera me më se shumti policë në botë, shikojeni tabelën në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi – Numri i policëve

1. Kina – 1,683,748

2. India – 1,585,939

3. SHBA – 1,226,843

4. Rusia – 782,947

5. Indonezia – 579,793

6. Brazili – 478,461

7. Turqia – 412,805

8. Meksika – 393,417

9. Pakistani – 354,143

10. Nigeria – 350,572

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?