100 njerëz, në 100 poezi, në 100 vjet…

Flaka e qiririt/S’fiket asnjëherë/Kur i’a ndez të mirit/E ndez për të tjerë…

Nga: Agim Jazaj   – Lexuesit e mi, të hershëm e të rinj, miq dhe shok, personazhe, apo të pa njohur, në komunikim të rastit, kanë shprehur “etjen” e tyre dhe janë bërë shtysë për të publikuar sa më shpesh pjesë elitare, prijësit në cilindo nivel, për t’u marë për referim nga pasuesit, për të çuar më përpara

misionin e tyre; ata dhe ato që na kanë përçuar, nuk na kanë përçmuar, të cilët mbeten në kujtesën njerëzore, të qytetarisë vlonjate, të gdhendur me “daltë”!

I kam njohur dhe si kam njohur nga afër, ata që më kanë frymëzuar, dhe besoj jo vetëm mua…

Kur në çdo metër/ Të thonë tungjatjeta/ Ke bërë goxha emër/ Ka lënë shije jeta.

“NJERIU I MADH” KISH HUMBUR PËRSHËNDETJET E TË VEGJËLVE

Ne shqiptarëve, kam lexuar se; na admirojnë edhe për një urim të veçantë e mjaftë kuptimplotë: “Tungjatjeta”!

Në tabelat e pa publikuara nga ndonjë instutucion legal, monitorues, nuk kemi parë bilancin e këtij rezultati. Ndërsa qytetaria shprehet në mënyrën e vet dhe rezulton se: Tungjatjetën vlerë madhe e meritojnë të paktit dhe rezultojnë humbës të shumtit. Fitues të shumtë, rezultojnë veçmas njerëzit e shoqërisë civile dhe humbësit më të mëdhenj, rezultojnë ata të përfshirë në (“stallat” e ndotura) të politikës dhe në administratën shtetërore. Arsyeja spjegohet sepse; të dytët, pra humbësit e tungjatjetës, janë edhe abuzivistët më të mëdhenj me votën, aspiratën e qytetarëve.

Një ish drejtues i lartë i pushtetit vendor, pas shumë kohë i “larguar”, një mbrëmje ishte në xhiro në qytet, përpara teatrit; “Petro Marko”,Vlorë i vetmuar, fillikat. Askush nga ata që e kishin pasur shok, pa u ngjitur në majë të pushtetit dhe nga ata që i bëri shok në kohën e pushtetit, nuk i jepnin më as përshëndetje me tundje të kokës; Tungjatjeta. Ai ecte dhe mërmëriste me vete, priste në xhiro fillikatë, ta përshëndesnin ish miqtë, madje dhe të njohurit e vet, bashkëqytetarët e tij! Rezultonte se kishte humbur dhe përshëndetjen: “Tungjatjeta”!

Pasi ishte (e kishin) ngjitur në piramidë, (të cilën e ka vet njeriu në dorë) e tashmë i zbritur, (të cilin e zbresin të tjerët) kishte humbur  në shumicë, pikërisht edhe  ata që e kishin ngjitur në majë të piramidës. Këtë “vendim” e kishin marrë qytetarët, pa u mbledhur dhe pa e votuar! Një vendim i rrallë, mjaftë domethënës, i ashpër, i pa formuluar në ndonjë kod ligjor, por i formuluar në kodin moralo-njerëzor. Askush nuk mund të shkelte këtë “ligj qytetar”, i hyrë “menjëherë në fuqi”! Ndërrimi i pushtetit, me anën e ndryshimit të votës, nuk ka sjellë ndryshimet dhe prosperitetin që posedon vota demokratike, qëllimin që synon sovrani në raport me harkun kohor të stërtranzicion-stanjacionit shqiptar. Kjo ka realizuar ndryshimin e mësipërm, në hyrje të këtyre radhëve. Në këtë bilanc, nëse nuk shënohen tregues të tjerë, është i prekshëm dhe po bëhet më i prekshëm dhe ky tregues: Fituesit e paktë dhe humbësit e shumtë të tungjatjetës vlerë madhe!

ATA QË PËRLIGJIN VOTËN QYTETARE

Vitet ikin tutje. Njerëzit e kësaj sëre bëjnë tëhu. Në shtratin e tyre ruajnë njerëz, elita, shënojnë data, përcjellin dhe ruajnë në kujtesën njerëzore ecje dhe ngecje. Në memorien e tyre njerëzit kanë skalitur ata që i kanë drejtuar, në cilindo nivel të administratës, ata që kanë justifikuar ‘’taksën’’ e qytetarëve, të cilët kanë vendosur “gurë” të skalitur, (jo të pa gdhendur si këta të sotmit në shumicë) për të ngritur shtetin, që po aspirojnë shqiptarët dhe po kërkojnë me pishë, në gjithë harkun kohor të ekzistencës së tyre. Ata që kanë shpalosur vlerat, janë dhe nuk janë, por mbeten promotor të fuqishëm frymëzimi për pasardhjen e tyre, dhe fatkeqësisht kalojnë pa vëmendjen e duhur nga politika e ditës. Dhe kjo jo pa arsye: Për të venitur” yjet e ndriçuar dhe për të “lartësuar” yjet e venitur, për të trazuar miellin e krundet… Ndjen keqardhje dhe mbetemi të etur për njerëz të dimensioneve të tilla. Aq më shumë kur puna, kontributi, sjellja dhe angazhimi i tyre në cilëndo fushë rrezatonin karakteret e forta, njerëzit që përfaqësojnë qytetarinë, kur personaliteti i tyre edhe i atyre që janë larguar ndoshta nga jeta dhe nga përfaqësimi prushërojnë edhe në ditët e sotme të “marra”. ”Kohët e marra” si i quan një poet i yni, nuk mund të venitin aspak shkëlqimin e këtyre njerëzve me kontribut dhe mbetet apel i ditës edhe për të nesërmen për ne shqiptarët të cilët ndodhemi të fyer edhe nga mos përfaqësimi dinjitoz i shtetit, të përballur përditë me dhunues të drejtave të qytetarëve dhe shpërdorues të votës së tyre. Një vështrim i shpejtë mbi administratën e shtetit, bilanci drithërues rezulton se: Të zgjedhurit nga rrethi i politikës, madje duke i shërbyer asaj, e kanë kaluar në dorë të dytë qytetarin. Organet e drejtësisë, ku janë vlerësuar nga gjithë anët, vendorët e ndërkombëtarët, sondazhet e zhvilluara nga mediume dhe organizata të pa diskutueshme, të  monitoruara i kanë dhe shpallur ato si pjesa me e korruptuar e shtetit.

Ndoshta për të kuruar këtë plagë të rëndë, mungon pafuqia e shtetit, por aq më keq mungon edhe aksioni qytetarë përballë këtyre dhunuesve të cilët rreken me pozicionet zyrtare, duke sfilitur njerëzit nëpër radhë, deri dhe duke iu kthyer jetën e përditshme në maraz.

Plot të pa lyrë/ Njerëz informalë/ Pa gjak në fytyrë/ Pa cipë në ballë…

Në ’’dylbitë’’ dhe memorien e qytetarëve mbeten nëpunësit e administratës, ata që administrojnë votën e qytetarëve dhe përpos tyre  qytetari i thjeshtë bën bilancin: “Na është përligjur, apo na është ndotur vota”?! Shtetasit nëpërmjet këtyre njerëzve- njerëz në veprimet dhe mosveprimet e tyre prekin në përditshmëri shtetin e qytetarëve, aspiratën e synuar, shohin të “ekranizuar” votën e tyre. Gurë të tillë “fosfor ndriçues” përgjatë gjithë rrugës për ne shqiptarët dhe gjithë botën e civilizuar, mbeten orientim edhe për pasuesit, mëtejëshmrinë e funksionimit të administratës së shtetit, ata që duhet të zgjedhim e vendosim në poltronet e administratës së sotme, të cilët nuk mund t’i gjejmë as me ”pishë” sot në radhët e saj.

 

ME PISHË, DUKE KËRKUAR

Grupe të vogla njerëzish, në bashkësi dhe të vetmuar mbrëmjeve kemi “pare” nëpër kryqëzime rrugësh, me qirinj të ndezur në duar! Kanë kohë që kryejnë këtë ritual. “Në kërkim të kohës së humbur”, në kërkim të njerëzve të munguar. Kombe të mëdha, madje shumë të mëdha, por dhe shumë më të vegjël se sa ne,  kanë ngritur shtete dhe qytetërime. Duke bërë krahasimin, mbetemi të fyer: Vet ne nuk dimë të zgjedhim dhe nuk i duam, ata që  i vet zgjedhim. Ngjan se po mbetemi gjatë nëpër tunelin e errësirës. Për të dalë në rrugët e hapura, mungojnë udhërrëfyesit, po kërkojmë intelektualët e vërtetë. Këtyre grupeve, në kërkim të këtyre njerëzve, udhërrëfyes në vend, u janë bashkuar më herët edhe shumë nga ata emigrant të ndodhur jashtë vendit, diaspora e re dhe veçmas diaspora e vjetër shqiptare,  njerëz të thjeshtë, të pajisur me vizione të reja, edukatë dhe kulturë bashkëkohore, ndoshta dhe duke mos përfituar “statusin e intelektualit”, por më açik prijnë në kërkesat e përbashkëta, kanë vizione dhe frymëzojnë të tjerë. Kjo pjesë elitë e quajtur pa druajtje të tillë, nuk janë të paktë që arsyetojnë dhe aspak nuk e pranojnë se mungojnë intelektualët në radhët e shoqërisë dhe në pozicionet e administratës. Ata këmbëngulin se; mungojnë qytetarët, mungojnë njerëzit, atdhetarët, po mungon shumë gjatë fatkeqësisht edhe aksioni qytetar…Këtë mungesë e  arsyetojnë me qeverisjet në kapërcyell të sistemeve, përgjatë më se 3 dekadave, udhëkryqeve. “Intelektual” me barrë- tituj e grada” na janë servirur dhe kemi zgjedhur për t’i votuar e qeverisur, por pa na dhënë atë produkt që kërkohet dhe është e mundur. “Testi i të përzgjedhurve”: Ky di kaq gjuhë të huaja. Ky tjetri ka këto grada të larta shkencore. Prof. Dr. Tjetri Dr. Prof. Iksi As. Prof. Dr. Shumë pak kemi dëgjuar të na prezantohen, “As. Prof Njeri”, rezultate që ka shënuar në jetë dhe këto rezultate i ka prekur dhe i pozon vet njeriu, realiteti. Më është ngulitur në kujtesë vargu i një shkrimtarit tonë të njohur: “Do vdes nga pasioni për të mbetur njeri”! Por nga një vështrim i shpejtë edhe pas 3 dekadave gjithë grada mëdhenjtë dhe gjuhë shumë njohësit, nuk kanë mundur të shpalosin nivelin e tyre intelektual, aftësitë organizative dhe forcën drejtuese në shërbim të kombit, komunitetit, votës së sovranit. Të gjithë me arsimim të lartë, por a janë të gjithë me përgjegjësinë e lartë?! Ata zotërojnë shumë gjuhë të huaja, por nuk “zotërojnë” gjuhën e dhëmbshurisë së kombit. E kanë të vështirë të komunikojnë me bashkëqytetarët, madje me shokët e miqtë e afërt, kur ngjiten në pushtet e në politikë. Karakteret e dobëta kultivojnë mëndjemadhësinë, shkëputjen nga njerëzit, largësinë nga jeta reale e pakuptueshme, sa dhe e pa pranueshme për karakter fortët. Fare harrojnë nga vijnë, misionin e tyre në shërbim të qytetarëve! Cilido në pozicion është sekondar dhe në jetë kalimtar!

 

      U HEQIM KAPELEN

Me aftësitë, nivelin dhe komunikimin kanë lënë gjurmë të pashlyeshme shumë organizator, drejtues dhe intelektual, si ata që i ngrinin njerëzit në luftë, i ndiqnin pas si njerëz të afirmuar, qoftë edhe në Vlorë, të cilët nuk kanë munguar e mbeten në kujtesën qytetare. Vitet ikin tutje, por ata bëjnë tëhu, mbeten të shënuar në memorien e njerëzve, të qytetërimit, të qytetarisë vlonjate, përcillen me madhështi tek pasardhësit. Ata kanë shërbyer dhe nuk kanë rrëmbyer. Edhe sot dhe për gjithë jetën edhe nesër shoqëria sa më e emancipuar dhe e civilizuar, do t’i ruaj me respektin e tyre, duke i gjykuar dhe vlerësuar në raport me kohën, rrethanat shoqërore dhe politike. Ndoshta prej tyre nuk ishin të paisur me titujt e grada: Dr. e Prof., nuk kishin shkollën e lartë, por kishin përgjegjësinë e lartë dhe mbeten të shënuar  në kujtesën e njerëzve dhe transmetohen tek breznitë. Ata nuk kanë të ngritur përmendore, as nuk janë të futur në muzet e kohës, por rrojnë ende tek “muzet” njerëzore, njerëzit e njohur dhe ata që si njohin,  në kafenetë e thjeshta të Vlorës, në çdo cep të saj nga Himara, Sevasteri, Kuçi, Selenica, Novosela e përtej kufirit të Vlorës: Mbahen mend, zihen në gojë, flitet e flitet për ta… Punuan, drejtuan, e organizuan, frymëzuan, dhe merituan mirënjohjen e bashkëqytetarëve të Vlorës.  Dhe kjo nuk është pak. Këto personalitete dhe shumë të tjerë si këta, kishin në gjuhë: Mjaltin, në shpirt Njerëzit, në mendim Udhë rrëfimin, në veprim Misionin dhe aksionin, Shëruan e nuk Lënduan, Shërbyen dhe nuk Rrëmbyen!… Ata vijuan misionin  e tyre nga paraardhësit, duke u frymëzuar nga vepra e tyre madhore, “Pavarësia Kombëtare”, “Themelimi i Shtetit Shqiptar” dhe u përkushtuan në misionin me pasionin e pashoq, e çuan më tej amanetin e paraardhësve, për të ngritur shtetin,  dhe ndërtuan  vendin nga rrënojat.

Publiciti i njohur për mëse 40 vjet nëpër udhët e publicistikës: KRISTO MËRTIRI shkruan:

“Sidomos te “mikroenciklopedia” kushtuar mbi 100 bijve të Vlorës që kanë mbetur “të shënuar, jo rëndom të regjistruar” në memorien historike të kësaj treve lavdimbuluar. 4 vargje për secilin janë edhe pak, edhe shumë. Sepse nuk është kaq e lehtë të ndash grurin nga egjra, sojllinjtë nga sojsëzët. Sot na mbytën e ndotën mjedisin: “Plot të palyrë/ Njerëz informalë/ Pa gjak në fytyrë/ Pa cipë në ballë !…Të nderosh a të thuash qoftë edhe 2 fjalë të mira për të vdekurit e të gjallët, sidomos për ata që “shëruan e nuk lënduan” nëpër qytete e fshatra, nuk do të thotë të marrësh viston e partive politike ose dorën e pushtetit të radhës. Përndryshe, me dashje a pa dashje, ke ngritur gjerdhe me hunj të kalbur që populli i shikon me qesëndi, e pse jo me neveri e përbuzje”…

 

Njerëzit e shquar,

Janë margaritar,

Vlorën kanë ndriçuar,

Vlora i ka thesar.

 

Njerëzit e ditur,

E nderojnë Vlorën,

Vlorën e kanë ndritur,

Nuk e ndotën dorën.

 

Dhe kur janë larguar,

Për në botën tjetër,

Mbeten të shënuar,

Vlorës i lanë vepër.

***

Lexuesve e bashkëqytetarëve u kërkoj ndjes për “lodhjen” që do të mund t’iu  shkaktojë renditja, lista e “gjatë”  e emrave dhe shumëfish për pamundësinë e ekspozimit as të pjesshëm të plejadës së madhe të njerëzve që kanë drejtuar e kontribuor në kohë dhe kanë fituar zemëra njerëzis. Qoftë dhe përpjekjet më të mëdha, a do të mund të evitojnë qejfmbetjet e vogëla?! Janë dhe nuk janë, ishin dhe mbeten… E pa mundur të përmblidhen brënda këtyre radhëve dhe në librin tim armata e tyre, balli i udhëheqësve të vegjël, apo përfaqsues të votës, me dimensione të mëdha, në radhët e administratës shtetërore brënda hapsirës së Vlorës në paspavarsinë e pasçlirimin, dhe ndërtimin e vendit. Të djeshmit, duke i marrë për pikë referimi, për të sotmen dhe duke i avancuar për të nesërmen. Për të tillë intelektualë, organizator e udhëheqës, kemi etje. Ata mbeten si “gurët fosforndriçues“ anës së rrugës, dhe orientojnë kalimtarët. Karakteri për njeriun, drejtuesin, udhëheqësin, përfaqsuesin e votës së qytetarëve, është primar, prona më e çmuar, nuk janë fjalët,  pozita zyrtare, përpara pozitës njerëzore, nuk është as dhuratë. Kur mungon baza e karakterit tek cilido përfaqsues i votës, udhëheqës a drejtues i cilitdo niveli, ai shkon drejtë rrënimit:

Tjetrin ta provosh/ Çfar surrati ka/ Jepi  pushtet/ Shihe me para… 

Drejtuesit, krijuesit, inelektualët dhe organizatorët në Vlorë dhe jashtë saj, me nivelin intelektual, aftësitë organizative dhe forcën drejtuese në gjithë harkun kohor të ekzistencës së shtetit janë aramata të tëra dhe në pafundësinë e këtyre rreshtave…

Teksa i ofrova idenë një intelektuali të thjeshtë, i cili u paraqit për të kryer regjistrimin e CENSUSIT, teksa lexoi në maket temën dhe emrat e këtyre njerëzve të botuar në një të përditëshme vlerësoi:

                                    Një mikroenciklopedi për Vlorën…

Asnjë nuk shpëton/ Ndaj syrit ziliqar/ “Qimen e zezë dallon“/ Në vezën e bardhë…      

 

ALI  ASLLANI                       

Kryetari i parë,

I Bashkisë së Vlorës,

Na ka lënë thesar,

“Maskarenjtë e kohës”.

 

 – KATËR  PARODISTËT

“Katër muskutierët”,

Ymbër për vlonjatët,

Shpirt për të tjerët,

Vlerësohen- të artët.

 

Afrimi dhe Agroni,

Mania e Muhameti,

Mes njerëzve jetoni,

Kripa dhe sherbeti.

 

– ALBERD  VËRRIA

Alberd Vërria,

Kalorës për artin,

E nderon Shqipëria,

Vlora e ka fatin.

 

 – ANESTI  BEZHANI

Njeriu vizionar,

Këmba ku i shkeli,

Mbillte behar,

Behar kudo ngeli.

 

– ANDRE  BELLO

Kjo administratë

Të kish kullandrisur,

Pak nga ky ”rasat”,

Sa do ish ujdisur.

 

  – ALBERD  DELIAJ

Alberd Delija,

Nga soji i nderit,

Me rrënjë nga dija,

Ajkë e Sevasterit.

 

– ADHURIM  MUSARAJ

Drejtuesi shtatlartë,

Ku punoi la emër,

Drejtimi është art,

Dhe fillon në zemër.

 

– ALEKS  NIKOLLORI

Njeriu i art,

Mik e gazetarëve,

Vdiq si emigrant,

Prehet mes të parëve.

 

– ARBEN  MEKSI

Në karikaturë,

Vendin përfaqëson,

Në arkitekturë,

Vlorën e nderon.

 

– ARQILE  KUME

Njeh institucionin,

Atë të dorëheqjes,

Të tjerët e çmonin,

Një me të kokëheqjes.

 

-BAKI  BALILI

Mbetet në Vlorë,

Drejtuesi masovik,

S’drejtoi me dorë,

Udhëhoqi me shpirt.

 

– BARDHI  BEGA

E kam amanet,

Ma ka lënë babai,

Mos bëj keq në jetë,

Këtë e ke kollaj.

 

– BARJAM ÇELA

Mirënjohje  qytetit,

Në fushën e mjekësisë,

Jetë i dha pacientit,

Vlerë qytetarisë.

 

– BAFTJAR DUKA

Ka lënë amanet,

“Këto fjalë mi lexoni,

Dhe kur të mos jetë,

“Kurrë mos i harroni”.

 

– BASHKIM FIFO

Kujt si dha mend,

Dorën ky njeri,

Të griset me gjemb,

S’meriton ai.

 

– BARDHOSH  GAÇE

“Notin” e mësoi,

Në “Zërin e Vlorës”,

Si zog fluturoi,

Mbi malet e borës.

 

-BEXHET  GANI

Është larguar,

Shpejtë nga kjo botë,

Mbetet i vlerësuar,

E kujtojmë dhe sot.

 

– BESIE  SALATI

Besie Salati,

Në memorie mbeti,

Krenohet fshati,

Nderohet qyteti.

 

– CANE ÇAÇI

Me fjalën si daltë,

Hekurin e priste,

Si Çipin i lartë,

Dhe yjet i ngiste.

 

– DASHO  MATODASHAJ

Kujt si dha zemër,

Nuk i zgjati  dorën?

Pas la një emër,

Vlerë dha për Vlorën.

 

– DILAVER  TAFILAJ

Ligji Pension,

Nuk duhet zbatuar,

Njerëzit me vizion,

Mbeten të privuar.

 

DRITA  AGA                   

Si bijë e Vlorës,

Një zonjë e rrallë,

Ndër gishtat e dorës,

Vlora e ka në ballë.     

 

-DHORI  STRATI

Trashëgoi Atdhetari,

Vlera pasuroi,

I la trashgimni,

Vlorës ia dhuroi.

 

– ELVIRA  DERVISHI

Njerëzve u shërben,

Vlorën e nderon,

Namusëzi s’gjen,

Dot se përgojon.

 

– EJUP MITA

Vitet ikin tutje,

Të tillë bëjnë tëhu,

I kërkojmë me lutje,

Rrallë gjejmë kështu.

 

-ENVER  MEMISHAJ

Ish ndër të parët,

Për demokraci,

Mbetet me të rrallët,

Shkroi dhe histori.

 

– ESAT  HASANI

Të ngrihej shteti,

Mbi këto themele,

Të binte kiameti,

S’bëheshim fërtele.

 

– EQEREM  OSMANI

Nga Vlora nuk ish,

Në Vlorë kish lezet,

Gradën Njeri kish,

Gradë që e merr vet.

 

-FERJAT  SHAKAJ

Të ngrinim shtet,

Me këtë rasat,

Do kishte lezet,

Kjo administratë.

 

– FESTIM  XHELILI  

Njeriun korife,

E bren meraku,

Atdheu është atje,

Nis nga Dushkaraku.

 

– GUÇE  LAÇI

Kush e kish mik,

Ish njeri me fat,

Kish vërtetë çiflig,

Kish një mik të art.

 

– GJINOVEFA GABAJ

Gjyqtarja e quajtur,

Peshorja e drejtësisë,

Në motin e ndotur,

Kurrë s’u bë pis.

 

– HAXHI  DALIPI

Veprat përjetë  ngelen,

Breza ka frymëzuar,

I heqim kapelen,

Dhe kur është larguar.

 

– HALIM  DERVISHI 

Në administratë,

Nder dje dhe sot,

Dhe kur ishte lartë,

Fare nuk u ndot.

 

– HARILLA  KUÇULI

Prirjet u zbulonte,

Nxënësve duke parë,

Shumë meritonte,

Fare pak ka marrë.

 

– HALIL  HALILI

Drejtues dhe punëtor,

Simbol i thjeshtësisë,

Ka mbetur në Vlorë,

Model i shoqërisë.

 

– HALIL  LELI

I ka bërë mirë të mirit,

Ai kurrë se ka harruar,

I ka dhënë shtëpi Muimit,

Me biografi të “nxirruar”.

 

– HANËME  PAPA

 E njohur drejtuese,

Sojlleshë në sua,

Mbetet ndriçuese,

Burrëreshë grua.

 

HITO  JAZAJ

Nuk u lodh kurrë,

Shërbeu dhe shëroi,

Çmohet goxha burrë,

Vlonjatët i frymëzoi.

 

HYSNI  LESKAJ

Me fanar në dorë,

Dhiogjeni kërkoi,

Kudo nëpër Vlorë,

Hysniun dalloi.

 

– IBRAHIM  KUSHTA

Breza të artë,

Ka edukuar,

Me tituj të lartë,

Ata ka ndriçuar.

 

IDRIZ  IMERI

Te sheshi “Flamurit”,

Plot lezet kur shkonte,

Fshesaxhiu ndaj nurit,

Fshesën e ndalonte.

 

-ILIRIAN  HASANAJ

Forcën e policit,

Kurrë, se demonstroi,

Arsyen e njeriut,

Shumë e pasuroi!

 

JORGO V  TALO

Transmeton artin,

Artin e pasuron,

Shëmbëllen të atin,

Penelin nderon.

 

KAMBER   ALIKO

Në Kocul kur ish,

Kush nuk e nderoi,

Luftë klasash kish,

Në pikë se zhvilloi.

 

– KRISTO  PAPAJANI

Nga Vlora nuk ish,

Vlorës shumë i dha,

Vlora shpirt e kish,

Ndaj në shpirt e ka.

 

– LATIF  GJONDEDA

Mbetet flamur,

Nga “Flamurtari”,

Mbuluar me nur,

Model qytetari.

 

– LEFTER  ÇIPA

Pendën e ngjeu,

Në shpirtra e shqota,

Nga çdo nënë leu,

Nga Bulja tek Shota.

 

– LEKA  KRUTA

Iku Leka Kruta,

Po mbeti legjendë,

Aktorin në batuta,

Se përshkuan pendë.

 

– LUFTAR  ÇUNAJ

Të kërkojmë me qiri,

Në këtë botë të lanetisur,

Zor gjejmë si ky njeri,

Me merak i kullandrisur.

 

LUAN  MUHAMETI

Të ngrihej shteti,

Me luan si Luani,

S’do vuante mileti,

Do qeshte vatani.

 

– LIK  SEITI

Diplomat i shquar,

Bir i Sevasterit,

Mbetet i shënuar,

Qytetar i Nderit.

 

– LLANO  LLANAJ

Vreshti i Gamistarit,

Ruan në Sevaster,

Emrin e të parit,

Llanos i bën nder.

 

– MANXHAR  BINAJ

Në çdo vis,

Kudo ku shërbeu,

Nuk u bë pis,

Kurrë nuk rrëmbeu.

 

– MANUSH  ZAÇE

Në kripë punoi,

Prodhoi sheqer,

Sheqer kultivoi,

Të mbjellin të tjerë!

 

–  MELIHA  DODA

Këngën vlonjate,

Për vlonjatët lodhi,

E ngjiti mbi shpate,

Rreth saj i mblodhi.

 

–  METLLI  DERAJ

700 kilometra larg,

Nga Athina gjer në Vlorë,

Mjeku që shëron plagë,

Dhe pa bisturi në dorë.

 

–  MILIANO  STEFA

Penda e nderuar,

E dramë-letërsisë,

Fizikisht larguar,

Mbetet përjetësisht.

 

– MEXHIT  HAXHIU

Yll i Flamurtarit,

Përfaqsues i denjë,

I ngjan dhe të parit,

Për Vlorën emblemë.

 

–  MËNO  BESIMI

Tri herë e votojnë,

Për t’i qeverisur,

Me pishë e kërkojnë,

Votë e kullandrisur.

 

–  MUHAMET  TARTARI

Si Tartar i lartë,

Ngrihet përmbi retë,

Kënga, postulat,

Muza, testament.

 

– MUSTAFA  LAGJI

Diçka ka bërë,

Dikush do mbetet,

E nderojnë të tërë,

E mbulojnë lezetet.

 

– MIHAL  SHKURTI

Kur u moshua,

S’njohu pleqëri,

Dhe kur u largua,

Nderohet- njeri.

 

–  MELEQ  VELAJ

Ka vite i ikur,

Po mbetet i gjallë,

Në puse duke zbritur,

Bashkë me naftëtar.

 

–  MIDHI  VJERO

Nëpër ugare,

Këmba i shkeli,

Mbolli behare,

Iku po ngeli.

 

–  NATASHA  PANO

Mjekja e përkryer,

Bashkë me Pandelinë,

Për Vlorën janë vlerë,

I rrisin krenarinë.

 

–  NESTOR  JONUZI

Artit i ka dhënë,

Shpirt e dinjitet,

Kombit i ka lënë,

Kontribut përjetë.

 

-NEXHAT  VEIPI

Karakteri i fortë,

Nuk thyhet në jetë,

Kurrë nuk u ndot,

Edhe me pushtet.

 

–  NURE  NUKA

Mbuluar me lezet,

Pasardhës thesar,

Vlora e përshëndet,

Mbetet si pishtar.

 

–  NIKOLLAQ  QIRKO

Modeli njeri,

Drejtuesi selitur,

Kërkojmë me qiri,

Rrugëve duke pritur.

 

–  PETRO  MARKO

Luftëtar i Spanjës,

Shkrimtari me famë,

Fiset e Himarës,

Me rrënjë shqiptarë.

 

 –  PETRIT  STEFA

Basketbollin vlonjat,

Në piedestal e ngjiti,

Njeriu mendje artë,

I pasur nga shpirti.

 

– PËRPARIM  SHAMETAJ

Kryetar komune,

I votuar tri herë,

Vota i ka hije,

Votuesi ka vlerë.

 

–  PRENJO  XHAFERI

Punoi dhe drejtoi,

Njerëzit i nderon,

Vlorës i dhuroi,

Drejtuesin “etalon”.

 

–  QANI  KAMBERI

Njeriun e rrallë,

Drejtuesin e zot,

I kemi me mall,

Nuk i gjejmë dot.

 

–  QEMAL  BALLA

Sa i respektuar,

Edhe pa pushtet,

Burim i pashuar,

Ka mbetur në jetë.

 

–  SOKOL  SADUSHI   

Njëzëri thanë, ndal,

Detin dhënë Greqisë,

Vlora e ka djalë,

Vendi e ka variz

 

– SKËNDER  KAMBERI

Me penel në dorë,

Shëtit nëpër botë,

E nderon një Vlorë,

Prezanton një komb.

 

–  SPIRO  JOVANI

Me breza të tërë

U rrit, i edukoi,

Për ta shumë ka bërë,

Udhët u ndriçoi.

 

–  SIHAT MUÇAJ

Portën të gjente,

Kjo administratë,

Pak të shëmbëllente,

Drejtuesit Sihat.

 

–  SKËNDER  GJOLEKA

  1. B- Kotën kur drejtoi,

Drejtuesin moderator

Kush e njohu e nderoi,

Ka mbetur dikush në Vlorë.

 

–  SIHAT  TOZAJ

Drejtuesin njeri,

E votojmë dhe sot,

Kërkojmë me qiri,

Nuk i gjejmë dot.

 

– SHPËTIM  GJIKA     

Kryetar bashkie,

Në 100 vjetor,

Vota i ka hije,

Shënohet në Vlorë.

 

–  TARE  HAMO

Të ngjante shteti,

Sadopak nga Tarja,

S’do vuante mileti,

Fare nga malarja!

 

– TIMO  FLLOKU

Aktor  i mbirë,

Në 100 vjetor,

Vlora e ka birë,

Vendi e ka Kurorë.

 

– TODI  DRIZA

Për Flamurtarin,

E çmojnë emblema,

I dha nektarin,

Se mbulojnë poema.

 

–  TEKI  MUKA

Kush s’e njeh Tekiun,

Nuk është i vlonjat,

Kush se çmon njeriun,

Mbetet në mëkat.

 

–  RESMI  CANAJ

Masovik drejtor,

Specialist i rrallë,

I zgjedhur me dorë,

Mbetemi me mall!

 

–  REMZI  RAMO

Breza të tërë,

Ka edukuar,

S’vjen më ajo sërë,

Me burra të shquar.

 

 –  REMZI  GJIKA

Kurrë me pushtet,

Nuk u kapardis,

Mbrujtur me lezet,

S’bëri njeri pis.

 

–  REUF PALAJ

Mbuluar nga lezeti,

Me vlera i ikur,

I skalitur mbeti,

Me shpirtin e ndritur.

 

–  ROBERD  KOKONOZI

Në naftë drejtoi,

Bëri histori,

Vet nuk e shkroi,

E la pas ai.

 

–  ROLAND  TAFILI

Sojliu me pushtet,

E nderon njeriun,

Nuk shikon përpjetë,

E ndjen hallexhiun!

 

–  RRAPO  DERVISHI

Udhëheqës në vegjëli,

Në pushtet u ngjit lartë,

Mbeti i thjesht si njeri,

Pyeste për burrat në fshat.

 

– VASO   STRAKOSHA

U vet largua,

Nga institucioni,

Se desh u helmua,

Nga flamë-korrupsioni!

 

– VELEDIN  KOLLOZI     

Veledin Kollozi,

Kolloz i vërtetë,

Me vlerat nuk lozi,

Mbeti vlerë përjetë!

 

– YLLI  MEÇAJ

Ismail Qemalin,

Zbret tek Pavarësia,

E ka nxjerrë djalin,

Nga hundët e tija.

 

–  ZOI  TOSKA

Njeriun e nderuar,

Kush s’njeh diplomatin,

Jemi të privilegjuar,

Ne që kemi fatin.

 

–  XHEBRO  GJIKA

Burri mendje art,

Fortë i guduliste,

Tek guberna lartë

Fjala shpatë i priste.

 

–  XHEZO  BINO

Vite drejtoi në Dukat,

Njerëzit për të linin kokën,

Me ironit u përshtat,

Dhe tani i ngrenë gotën.

 

–  XHEVDET  KOFINA

Në ballinën e mësuesisë,

Ky pishtar i diturisë,

Faqebardhë i historisë,

Mend e dritë u dha breznisë.

 

– XHEVAIR  REXHEPI

Xhevair të pagëzuan,

Xhevair ishe vërtetë,

Pak vite të gëzuan,

I le me dhimbje përjetë.

 

-QEREM  BEJTAJ

Net të tëra,

Pa gjumë ke mbetur,

Njerëzit që len emër,

Me pishë i ke gjetur…

 

-QEMAL  RROKAJ

Njerëz të regjistruar,

I kemi emblemën,

Mbeten të shënuar,

Të nderojnë dhe penën…

SHKARKO APP