100 vjeçari martohet me 96-vjeçaren (VIDEO)

Një çift të moshuarish që u njohën njëri-tjetrin në një azil pleqsh, i kanë dhënë kuptim shprehjes se dashuria nuk njeh moshë. Tasnga Seedokbuab, 100-vjeç dhe Nang Win, 96-vjeç, u lidhën në azilin e pleqve në Ayutthaya, Tajlandë dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Të dy kishin kaluar disa dekada vetëm dhe menduan se nuk do gjenin një partner përsëri. Por ëndrra e tyre e dashurisë u realizua dhe çifti u martua në një ceremoni të posaçme të organizuar nga personeli i azilit. Në videon virale, Tasnga dhe Win shihen të veshur me veshje tradicionale tajlandeze.

“Jam i lumtur që gjeta sërish dashurinë”,-tha 100-vjeçari. “Ne e bëjmë njëri-tjetrin shumë të lumtur kur jemi bashkë. Ndihem si i ri brenda.” Ndërsa 96-vjeçarja shtoi: “Të gjithë dukeshin kaq të bukur. U ndjeva shumë e veçantë”. Të dy kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. Tasnga u nda nga bashkëshortja e tij më shumë se gjysmë shekulli më parë kurse bashkëshorti i Nang Win vdiq. Në ceremoninë tradicionale të stilit tajlandez morën pjesë miqtë e çiftit, të afërm dhe stafi i azilit të pleqve.

100-Year-Old Thai Man Marries 96-Year-Old Bride

SHKARKO APP