“100 vjet vetmi”, romani që nuk duhet të lini pa lexuar në verë

Po mendoni për një libër që të lexoni gjatë ditëve të nxehta të verës? Me siguri, sugjerimet nuk mungojnë. Dikush do të dëshironte të lexonte dicka limonadë, dikush tjetër letërsi të mirëfilltë, e me radhë në varësi të shijeve dhe pritshmërimeve.
Ne do të ju sugjerojmë një roman që i përmbush të gjitha këto cilësi. Ndoshta shumë prej jush e kanë dëgjuar ose iu ka rënë në dorë. Edhe nëse nuk e keni lexuar, mund ta bëni këtë verë. Është fjala pikërisht për romanin “100 vjet vetmi” të një prej ikonave të letërsisë, Gabriel Garsia Marquez.
Është një roman plot me teprime gjeniale, me një fantazi moskokëçarëse e me një potencë figurative marramendëse – një vepër detajesh madhështore dhe e një kompozimi të rrallë.
Një roman që do të ju shpjerë larg pikërisht në fshatin Macondo dhe në familjen Buendia, dhe që do të ju përfshijë ashtu si rrallëherë mund të bëjë një roman. Jepini vetes mundësinë të udhëtoni në shtigje të panjohura teksa shijoni ditët e nxehta të verës. 

Përgatiti:S.L 

SHKARKO APP