“100 vjet vizatimi shqiptar”/ 152 vepra nga 46 artistë në një ekspozitë

Ekspozita e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka dhe Artan Shabani prezanton për herë të parë 152 vepra të zgjedhura në koleksionin e madh të vizatimit të fondit të GKA, të cilat janë krijimtari e 46 artistëve.

Atmosfera e ekspozitës, përpos shkaktimit të nostalgjisë për kohët dhe imazhet historike, i propozon publikut shqiptar dhe të huaj të prekë fillesat dhe përpjekjet kreative të artistëve, të njohë nivelin në rritje të vizatimit shqiptar dhe të dokumentojë gjurmët stilistikore, ku dominojnë ato realiste.

Ekspozita “100 vjet vizatimi shqiptar” sjell për publikun pamjen e selektuar mbi nxjerrjen në pah të temave dhe emrave të artistëve.

Ajo kryeson me polifigurën intelektuale tradicionale të Kolë Idromenos, si artisti i parë në krijimtarinë e gjinisë së vizatimit shqiptar. Harku kohor në të cilën përhapet atmosfera e ekspozitës nis me skicë-ide të Idromenos të viteve 90-të shek. XIX dhe mbyllet me vizatimin modern, ekspresivo-abstrakt të artistes Merita Selimi të viteve 90-të shek. XX.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 5 janar 2015.

 

SHKARKO APP