100 vjetori I shkolles “Shenepremte” (Lenie)

 Nga Kapllan Xhangolli*

Ne 100 vjetorin e hapjes se shkolles se pare shqipe ne fshatin Shenepremte (Lenie) eshte  nje krenari e ligjshme dhe nje obligim per te nderuar e rrespektuar ata burra qe sakrifikuan e luftuan per hapjen e kesaj shkolle 100 vjete me pare.

Fjala atdhe ne fshatin tone eshte shkruajtur per here te pare ne nje mot te larget dhe ne nje muaj te acarte te vitit 1917.

Hapja e shkolles se pare shqipe ne fshatin shenepremte eshte kontribut i punes se madhe dhe te palodhur te atdhetareve dhe patrioteve te kesaj treve si Hysen Bej Shenepremtja, Mahmut Xhelili, Nexhip Bici, Tela Myftaraj, Vasil Nishku etj.

Kjo nuk kishte si te ndodhte ndryshe, fshati Shenepremte sot Lenie ndodhej ne kulmet e trekendeshit Voskopoje, Llenge, Grabove e siperme, ndikimi dhe kultura e ketij trekendeshi sebashku me zhvillimin dhe kulturen e qyteteve, Korce, Berat kane qene faktore zhvillimi. Per fshatin Shenepremte gojdhenat dhe te dhenat historike tregojne se ka patur nje zhvillim dhe popullim te madh para pushtimit osman.

Ndertimi i nje kalaje mesjetare tek “Guri Kalase” tregon patjeter qe sherbente per mbrojtjen e sigurine e ketij komuniteti, si dhe rrugeve lidhese me trevat e tjera.

Ne periudhen 1917 deri 1940 ne shkolle shkonin femijet e bejlereve dhe disa familjeve me mirqenie te mire ekonomike, nga dyert e medha te fshatit ,sic kane qene : Myftrajt,Hasajt,Cecollaret,Bicajt,Xhangollet,Osmanajt,Tacellaret, Miminet etj.

Ne vitet 1930 disa djem nga fshati Shenepremte, pasi kishin mbaruar filloren ne shkollen e fshatit shkojne per te vazhduar klasen e peste ne Grabove Siper. Keta djem ishin: Ramadan Xhangolli, Ameli Xhangolli , Bektash Myftaraj, Kadri Ceci , Njazi Bici ,Qani Hyka , Nias Shkira etj .

Nga gjithe keta djem vetem Ramadan Tele Xhangolli vazhdoi Liceun Francez te Korces, pas mbarimit te liceut, punoi sekretar i Prefektures dhe Bashkise Korce , ne kete kohe u lidh me grupin komunist te Korces. Gjate luftes Nacional Clirimtare ishte kuader drejtues dhe u zgjodh ne forumet me te larta te BRASh – it, shok i ngushte i Alqi Kondit e Nako Spiros.

Nga viti 1945 deri ne vitin 1975 ka kryer detyra dhe funksione nga me te lartat te sistemit socialist: si sekretar i pare i partise ne disa rrethe te vendit, antar i komitetit qendror te P.P.Sh, deputet i kuvendit popullor ne disa legjistratura, kuader drejtues ne qeveri (ministri te ndryshme). Ne vitin 1975 shkarkohet nga te gjitha funksionet partiake dhe shteterore dhe denohet per veprimtari antiparti, dergohet per te punuar ne qytetin e Peqinit.

Figura e “Xhakos” pas viteve 90’ nuk ka marre vleresimin qe meriton. Pas clirimit e deri ne ditet e sotme, ne rrethin e Gramshit nuk ka pasur ndonje figure aq komplekse sa ai. Ishte nder studentet e pare para viteve 40’, qe studioi ne nje shkolle elitare si Liceu i Korces. Punoi si sekretar bashkie e prefekture ne qytetin e Korces. Nuk te hapeshin lehte dyert e karrieres ne Korce.

 Ramadani per vendlindjen e tij dhe rrethin e Gramshit beri me te miren e mundshme, punoi e drejtoi ne nje nga periudhat me te veshtira te sistemit Socialist.

Faqja me e ndritur e bashkefshatareve tane e bijeve qe kishin mesuar ne kete shkolle eshte lufta antifashiste Nacional Clirimtare . Ne rreshtat e formacioneve partizane u rreshtuan rreth 50 djem dhe vajza te cilet luftuan ne te gjitha trevat e shqiperise, nder ta dhane jeten ne altarin e lirise deshmoret : Tare Sadiku emrin e te cilit e ka shkolla ne lagjen Qender, deshmori Zalo Xhangolli, emrin e tij e mban shkolla ne lagjen Bicaj , Bari Xhelili, emrin e tij e mban shkolla Grabove.

Pjesmarrja e larte e bijeve te ketij fshati ka ardhur edhe si rezultat I punes dhe kontributit te keshillit antifashist Nacional Clirimtar I cili drejtohej nga Tele Xhangolli , i cili gjate pushtimit Fashist e Nazist u perndoq e u persekutua ,shtepia e tij dhe dhjetra familjeve te tjera u dogjen e u shkaterruan ne operacionin e dimrit dhe qershorit te vitit 1944.

Nga luftetaret dhe pjesemarresit ne formacionet partizane ,dolen kuadrot e para pas luftes te cilet moren drejtimin e sektoreve me jetik te rindertimit te vendit , te tille ishin: Tele Xhangolli , Demir Hasa , Hasan Hasa , Rrahman Naska , Ferit Myftaraj , Selman Ajazi , Nexhip Xhelili , Gani Bici , Nias Shkira, Myslim Bici , Kadri Bici , Ramazan Bici , Zenel Tele Xhangolli , Bajram Hysen Xhangolli , Nuri Xhangolli , Rreme Hasa , Sali Perfundi , Niazi Sene , Qani Ibra, Selim Shkira . Te me falin ata djem dhe burra qe luftuan per clirimin e atdheut dhe drejtuan e kontribuan per rindertimin e vendit qe nuk jam ne gjendje ti permend te gjithe .

Midis ketyre luftetareve e kuadrove te pasluftes dua te vecoj e te flas dicka me shume per birin e ketij fshati , luftetarin dhe drejtuesin e shquar Demir Hasa . Demiri drejtoi per nje kohe te gjate organizaten baze te partise se fshatit. Ai punoi ne fshatin tone si kuader drejtues ne kohet e momentet me te veshtira , por mencuria vizioni i tij beri qe te gjitha detyrat qe kishte ti kryente me sukses. Demiri gezonte besimin e rrespektin e te gjithe bashkefshatareve te tij ,ai ishte autoritar largpames e me demokrate se disa demokrate te sotem.

Ne historikun e shkolles sone nje vend te nderuar e te rrespektuar ze figura e mesuesit Jonuz Xhangolli.

Jonuzi mbaroi shkollen fillore ne vendlindjen e tij,eshte nder te paret nxenes qe merr nje burse studimi per t vazhduar studimin ne 7-vjecaren e qytetit te Vlores, pas mbarmit te saj merr burse studimi ne pedagogjiken e Elbasanit .

Ne shtator te vitit 1956 emerohet mesues ne shkollen fillore Bicaj , ne kete shkolle qendron dy vjet dhe ne te  njejten kohe vazhdon studimet ne institutin petagogjik Tirane pa shkeputje nga puna .

Ne shtator te vitit 1958 emerohet mesues ne shkollen 7 vjecare “Tahir Sadiku” , ishte mesuesi I pare ne fshat me arsim profesional ,me vone emerohet drejtor I shkolles 7 vjecare “Tahir Sadiku”.

Ne momentet qe vendosi te krijoje familjen e te martohej me nje vajze te mrekullueshme nga familja e Demollarve ne Grabove poshte, e cila ishte me perberje jo te mire politike, ai theu tabute e vendosura nga sistemi ne fuqi.

Mbi Jonuzin filluan presionet per te mos krijuar familjen me vajzen qe donte. Ai sistem vendoste per gjithcka per jeten e njerezve deri dhe ne krijimin e familjes. Jonuzi iu rezistoi presioneve, ai nuk u terhoq dhe u martua me vajzen qe donte. Pas marteses filloi kalvari i perndjekjeve dhe persekutimeve, u perjashtua nga rradhet e partise, u shkarkua nga detyra e drejtorit, iu hoq e drejta per te punuar si mesues dhe u dergua te punoje punetor ne ndermarrjen pyjore.

Pas viteve 90’ rikthehet perseri ne arsim , mesues ne shkollen e mesme Lenie. Vleresimi me i madh i figure se Jonuzit i eshte bere para nje viti nga OKB dhe Komuniteti Europian me motivacionin : ”luftetar : pune ,paqe, prosperitet”.

Historia e shkolles sone eshte histori suksesi. Ne vitin 1954 klasen e shtate e kane mbaruar 43 nxenes, 28 prej tyre vazhduan shkollen e mesme e me pas ate te larte.

Nga kjo klase doli nje brez i tere kuadrosh ne te gjitha sektoret e jetes arsimore e ekonomike. Ne historikun e shkolles sone kjo klase meriton vleresimet me te larta. Nxenesit me te shquar kane qene: Riza Ceci, Sami Bici, Misir Bici, Gani Xhangolli, Aqif Bici, Zaim Bici, Qani Hasa, Bilal Bici, Bahri Xhangolli, Kalem Kosturi, Celnik Kosturi, Bexhet Bici, Muhamet Fejzo etj

Nxenes te shkolles se fshatit tone kane qene dhe dy figura nga me kontribueset ne jeten ekonomike, kulturore e shoqerore, te cilet jane: Aqif dhe Zaim Bici.

Nga bankat e shkolles 7 vjecare te Shenepremtes doli nje plejade e tere intelektualesh ,njerez te punes e te dijes, sic eshte treshja : Shyqyri Fejzo ,Vait Ceci e Fidai Sadiku .

Do ndalem ne figuren e njerit prej kesaj tresheje vizionare , pikerisht tek figura e Shyqyri Fejzos.

Shyqyriu eshte bere i njohur ne saje te aftesive , formimit arsimor, pasjonit per punen dhe dijen, perkushtimin maksimal per te qene i dobishem per atdheun dhe vendlindjen. Ne cdo sektor qe ka punuar e drejtuar ka qene rezultativ, si ne banken e shtetit dhe ne sektore te tjere. Ai ka qene nje nga kuadrot me te mire ne rrethin e Gramshit.

Shyqyriun e kam njohur me mire nepermjet shkrimeve e librave qe ka botuar. Ai eshte intelektuali, shkrimtari qe ka bere me shume se cdo njeri tjeter per te hedhur drite mbi historine, kulturen dhe ekonomine e vendlindjes se tij.

Ne shkrimet e Shyqyriut, pres qe te kete hapsire per trajtimin e problemit te braktisjes se vendlindjes, mundesite qe vendlindja jone te gjallerohet , nepermjet zhvillimit te blegtorise, frutikultures, prodhimeve bio si dhe shfrytezimi i resurseve turisitike.

Natyra e mrekullueshme e liqenit te Zi, Lenies, Valamares, Graboves Siper nuk gjendet ne asnje mal e zone turistike te vendit tone.

Ne historikun e shkolles 7-vjecare “Tahir Sadiku” Shenepremte, nje vend paresor meriton klasa qe mbaroi ne vitin shkollor 1958-59. Ne kete klase kishte nje grup nxenesish cilesore dhe midis tyre dalloheshin  Njazi Fejzo, Abedin Bici, Neim (Kanani) Fejzo, Hava Bici, Avni Xhelili, Ismete Tafani, Vezire Mimini, Kapllan Xhangolli.

Ne klasen tone te shtate,sic e theksova edhe me larte per pregatitje te larte dalloheshin nxenesit :Njazi Fejzo dhe Abedin Bici. Keta dy nxenes aftesine dhe pregatitjen e tyre e treguan ne vazhdimin e shkolles se mesme e me vone ne universitet . Njaziu studioi per mjekesi ndersa shoku im i bankes per mesuesi. Pas mbarimit te studimeve dhe emerimit ne detyre, Njaziu punoi mjek ne spitalin e Gramshit, Abedini mesues e drejtor shkolle ne shkollen 8 vjecare ne vendlindjen e tij Shenepremte .

Shoku yne i klases mjeku Njazi Fejzo ishte nder mjeket e pare kirurg vendas qe u emerua per te punuar ne spitalin e Gramshit. Gjate gjithe viteve te punes Njaziu ka shpalosur vetite e virtytet me te larta njerezore,humanizmin , perkushtimin ndaj detyres,pergatitjen e larte profesionale . Duart e arta te doktor Njaziut kane shpetuar sa e sa jete njerezish. Njaziu eshte dhe do te mbetet krenaria e inteligjences se fshatit tone.

Abedin Bici : shoku me i mire i shkolles dhe viteve te para te rinise ,Abedini ne klasen e shtate ishte nje nxenes simpatik, inteligjent, terhiqte vemendjen e shokeve dhe shoqeve te klases, si dhe te mesuesve. Mesuesit e vleresonin maksimalisht per pregatitjen e tije ne lendet mesimore. Pas mbarimit te 7-vjecares, shkuan ne shkollen e mesme Luigj Gurakuqi te qyetit te Elbasanit Abedin Bici, Kapllan Xhangolli dhe Avni Xhelili.Pas mbarimit te shkolles pedagogjike Abedini emerohet mesues ne shkollen 8-vjecare Shenepremte. Detyren qe mori e filloi me perkushtim dhe aktivizohet vendosmerisht ne te gjitha sferat e jetes, propogandist e aktivist shoqeror. Abedini ka qene drejtor i shkolles 8 vjecare, si dhe kishte nen varesi 6 shkolla fillore te zones .

Ne vitet 1960 e ne vazhdim ne fshatin Shenepremte, Grabove e poshtme, Taragjin , Grabove e siperme, Bicaj , Kurate Qender arsimi pati nje zhvillim te vrullshem.

Ne bankat e shkolles cdo dite uleshin me shume se 300 nxenes, ne keto shkolla punonin rreth 25 mesues . Pjese e klases sone ka qene edhe nje nxenes i imet dhe i brishte nga ana fizike, i urte edhe i qete, qe nuk ngaterrohej ne asnje prapesi te shokeve te klases. Ky nxenes ishte Avni Xhelili .

Pas mbarimit te 7-vjecares vazhdoi studimet ne pedagogjiken e Elbasanit u emerua mesues ne shkollen 8-vjecare Sojnik e me vone ne vendlindjen e tij Shenepremte. Me vone vazhdoi studimet universitare ne Universitetin e Tiranes per gjuhe te huaja . Pas mbarimit te ketij univesiteti qendroi petagog ne universitet. Me vone shkon diplomat ne disa vende te Evropes lindore dhe kohet e fundit ne Rusi . Kudo qe u emerua si diplomat e perfaqsoi vendin tone me profesionalizem e dinjitet. Eshte krenari per shkollen tone qe ne bankat e saj eshte rritur e edukuar nje intelektual me vlera te larta.

Ne kete shkrim do te doja te flisja e te tregoja ngjarje e episode per te gjithe shoket e shoqet e klases, per te gjithe ata nxenes qe kane mbaruar kete shkolle dhe ne saj te punes dhe aftesive te tyre kane ecur ne jete ,jane bere intelektuale te zote , biznesmene, artiste, ushtarake, mjeshtra te punes dhe profesionit etj.

Do doja te flisja per Farik Bicin ,Neim Xhangollin , Xhafer Sabri Bicin, Xhepe Shkiren, Sami Bicin, Shenefred Sadiki, Dane Seran Bicin, Mersin Bicin , Ferdinand Xhelilin , Sabri Fejzon , Zyra Xhangollin, Zamira Xhelilin, Ali Taragjinin si dhe per te gjithe gjeneraten e re qe une i njoh pak ata ,sepse pas viteve 1967 jam larguar nga vendlindja.

Borxhli u jam kolegeve te mi ne arsim , si : Zenel Bici ,Muhamet Bici, Muhambet Tace, Izet Ceci, Shkelqim Ceci, Ramadan Bici, Roland Mimini qe stafeten e kuadrove me te mire te kohes e cuan perpara.

Megjithese vendlindja jone, rrethi yne ka patur intelektuale e kuadro te zote, ne periudha te ndryshme institucionet kryesore jane drejtuar nga kuadro te rretheve te tjera , te cilet nuk e kane justifikuar besimin e rrespektin e popullsise vendase.

E di mire i gjithe populli i Gramshit, para viteve 90’ kur do te ndertohej hidrocentrali i Banjes, rruga Gramsh – Elbasan u fut ne terrenin me te thyer te zones se Shpatit ne vend qe te ndertohej anes lumit Devoll, nga 45 kilometra u zgjat ne 75 kilometra ,sot eshte kthyer ne rruge dhish. Investimi ne kaskaden e lumit Devoll beri te mundur ndertimin e rruges se re Cerrik – Gramsh – Moglice, por edhe kjo rruge nuk permbush standartet e duhura dhe pritshmerite e zhvillimit te se ardhmes .

Per vendlindjen tone Shenepremten duhe te mendojme e kontribuojme te gjithe , te ngrejme zerin ne instancat lokale e qendor per rrugen e Shenepremtes.

Ku do te behet rruga, e si do te behet rruga ta mendojne specialistet ,ekspertet , qe kjo rruge ti sherbeje te tashmes dhe se ardhmes . Mjaft me harxhime fondesh e arrnime te rruges ekzistuese. N.q.s do te ndertohet rruga ,do te kete zhvillim te ekonomise, do te kete rigjallerim te fshatit, do te kete turizem, atehere do te jete e garantuar e ardhmja e fshatrave te kesaj treve.

Mirenjohje per gjithe ata nxenes, mesues, kuadro e intelektuale, qe kontribuan ne zhvillimin e vendlindjes se tyre.

*Ish-nxënësi dhe mesuesi kesaj shkolle.

SHKARKO APP