FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cristiano Ronaldo bën gati rinovimin me vlerë 200 milionë euro me Al Nassr

Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr sërish bashkë. Sipas asaj që është raportuar nga shtypi saudit, por edhe nga shtypi spanjoll, në fakt, sulmuesi portugez është gati të nënshkruajë një rinovim të kontratës deri në qershor 2026 me vlerë 200 milionë euro .

Një marrëveshje që do të bëjë që CR7 të luajë deri në moshën 41 vjeç. E ardhmja e Cristiano Ronaldos do të vazhdojë të jetë në Ligën Saudite.

Rinovimi i futbollistit (i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 40 në shkurt) do të zgjasë për një vit praninë e tij në Arabinë Saudite, vend i cili po përgatitet edhe për organizimin e Botërorit 2034, ambasador i të cilit është CR7.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Al-Nassr që nga viti 2023, CR7 ka luajtur në 84 ndeshje për klubin saudit, duke shënuar 75  dhe duke dhënë 18 asistime. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Ronaldo bën gati rinovimin me vlerë 200 milionë euro me Al Nassr

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?