100-vjetori i Tiranës kryeqytet, Klevi Pojana: Je krenaria jonë

Sot Tirana mbushi një shekull Kryeqytet i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Me këtë rast, nënkryetari i LSI-së, Klevi Pojana në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:

Tir❤️na…
Buk’, kryp e zemër!

Sot 100 vite nga dita kur kryeqytet i Shqipërisë e mbarë shqiptarisë u bë Tirana.

Sofra bujare tironse, i uli të gjithë rreth vetes, duke u bërë kështu vendi ku çdo shqiptar gjen veten, thur ëndrrat dhe ndërton të nesërmen.

Ty qyteti im, toka e të parëve, dheu i prehjes, ajri i shpirtit, malli i kujtimeve, shpresa e së ardhmes të uroj vetëm ditë të bardha dhe qiell blu!

Je krenaria jonë, Tir❤️në!

SHKARKO APP