Felix Mendelssohn një gjeni kundër gjenive, një ndër kompozitorët më të njohur të epokës Romantike

Nga Albert Vataj

Pak a shumë të gjithë artistët dhe jo vetëm, janë të kapur përdhunshëm nga një egoizëm i pashërueshme dhe këtë ata e shprehin kryesisht nëpërmjet asaj që krijojnë dhe impaktit në publik. Në një cak të udhëtimit të tyre ata e kuptojnë se gjithçka që bëjnë, e bëjnë për kënaqësinë e tyre dhe vetëm për të. Një ndër më tipikët e muzikës klasike është gjermani, Felix Mendelssohn. Burimi i fuqisë krijuese ishte vetë ai zjarr i egos së tij të pashërueshme, zjarr i cili e dogji, por ai do të ringrihej si një Feniks nga hiri i tij.

Mendelssohn gjatë gjithë jetës, krijoi dhe interpretoi vetëm për kënaqësinë e tij, vetëm nga zemra e tij, dhe kurrë për hir të kënaqësisë së publikut ose kritikëve. Shijet e tij muzikore në thelb ishin konservatore, kundrarrymë dhe kundërkohë, tipizim që bëri atë të largohej nga bashkëkohësit muzikorë më famshmë, si Franz Liszt, Richard Wagner, Charles-Valentin Alkan dhe Hector Berlioz. Konservatori i Leipzig, të cilën ai e themeloi, u bë një bastion i këtij këndvështrimi antidikal (kundërmashtrues). Pas një periudhe të gjatë denigrimi për shkak të ndryshimit të shijeve muzikore dhe antisemitizmit, në fund të shekullit XIX dhe fillimit të shekujve XX, origjinaliteti i tij krijues është rivlerësuar. Ai tani konsiderohet ndër kompozitorët më të njohur të epokës Romantike.

Kompozitori, pianisti dhe dirigjenti gjerman Felix Mendelssohn u lind më 3 shkurt 1809 në një familje hebreje. Vdiq i ri më 4 nëntor 1847 i përndjekur nga shëndeti i keq. Koncertin e tij të parë publik ai e realizoi kur ishte vetëm 9 vjeç. Pas njohjes së virtuozitetit të tij në moshën 12-vjeçare, Gëte e krahasoi atë me Mozart duke cituar: “Ajo që mund të bëjë ky njeri i vogël në ekzekutim dhe lojën interpretuese, mrekullisë i vë të tjera caqe, dhe unë nuk mund ta besoja se ishte e mundur që kjo të ndodhte nga një djalosh në një moshë kaq të re.” Kur ishte 20 vjeç, Mendelssohn organizoi dhe performoi një pjesë të harruar të Johann Bach, dorëshkrimi i të cilit, gjyshja e tij ia kishte dhënë katër vite më parë. Performanca ishte një sukses befasues, u bë i dobishëm në ringjalljen e muzikës së Bach në të gjithë Evropën, dhe katalizoi karrierën e Mendelssohn dhe udhëtimet e tij të shumta nëpër kontinent.

Ai dha gjithashtu një kontribut të vlertë si dirigjent i periudhës së hershme Romantike. Kompozimet e Mendelssohn përfshijnë simfoni, koncerto, muzikë piano dhe muzikë dhome. Punimet e tij më të njohura përfshijnë muzikën e tij të ndryshtë dhe të rastësishme ku citohen, “Simfoninë italiane”, “Simfoninë skoceze”, “Oratorio Elijah”, “Përmbysja e Hebrides”. Melodia për karolinën e Krishtlindjes “Hark! Herald Angels Sing” është gjithashtu vepër e tij. Këngët pa fjalë të Mendelssohn janë kompozimet më të famshme solo në piano.

Mendelssohn përgjatë gjithë jetës së tij vuajti nga shëndeti i dobët. Në vitet e fundit të jetës, ndoshta i rënduar nga problemet nervore dhe nga puna e tepërt situata do të agravohej. Një turne i fundit në Angli e dërmoi duke e lënë të lodhur dhe të sëmurë. Vdekja e motrës së tij, Fanny, më 14 maj 1847, e përkeqësoi mëtejshëm gjendjen e tij. Më pak se gjashtë muaj më vonë, më 4 nëntor, në moshën 38-vjeçare, Mendelssohn vdiq në Leipzig. Mendelssohn e kishte përshkruar diku, kohë më parë vdekjen, në një letër drejtuar një të huaji, si një vend “ku shpresohet të ketë akoma muzikë, por nuk ka më pikëllim apo ndarje”.

 

SHKARKO APP