103-vjetori i Pavarësisë, në sallën e Kongresit të Berlinit

 

Me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, si dhe 11-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ambasadores së Kombit, Nermin Vlora Falaschi, Fondacioni me emrin e mbesës së Ismail Qemalit, u bë pjesë e një konference, që u organizua më 24 nëntor në Bashkinë e Kuqe të Berlinit. Ideatore e kësaj veprimtarie ishte zonja Mereme Megi Llubani, gazetare, përfaqësuese e Fondacionit në Gjermani. I pranishëm dhe drejtues i aktivitetit së bashku me gazetaren Llubani ishte dhe Drejtori i Qendrçs së Europës Jugindore për Problemet Ekonomike Politike dhe Kulturore, z. Detlef Stein. Ndërsa ndihmë mjaft bujare për zhvillimin e këtij aktiviteti dha edhe botuesi i gazetës “National Albania” në Gjermani, Besnik Rama.

Po në mjediset e Bashkisë u organizua paraqitja e librit me tematikë për gruan dhe autoren grua, si dhe botimet e Fondacionit. I rëndësishëm është fakti se konferenca u zhvillua në të njëjtën godinë ku në vitin 1878 u mbajt Kongresi i Berlinit, thirrur nga Bismarku me pjesëmarrjen e 6 fuqive të mëdha të Europës, e ku u vendos edhe fati i copëtimit të Shqipërisë.

Aktiviteti u çel me Hymnin e Flamurit. Pas kësaj u transmetua kënga “Cili je ti more burrë”. Konferencën e përshëndeti z. Detlef Stein, i cili është shprehur entuziast për organizimin e kësaj veprimtarie, që i kushtohet shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë. “Pranova me kënaqësi idenë e zonjës Megi Llubani dhe u preka nga materialet filmike dhe kumtesat, që i shkonin shumë kësaj date për Shqipërinë, ndaj u vura në dispozicion dhe për këtë ndjehem krenar”,- tha ai. Të pranishmit mbajtën kumtesa për këtë ceremoni. Nderi i Kombit Margarita Xhepa, do të interpretonte krijimet letrare:” 28 Nëntori” shkruar nga Lasgush Poradeci. “Pocari”, shkruar nga Dritëro Agolli, “Atdheu” nga Ali Podrimja, “Nëna” shkruar nga Din Mehmeti dhe vjershën “Emigrantët” shkruar nga Vitore Stefa Leka. Interes ngjalli kumtesa “Marrëdhëniet ekonomike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe problem i emigrantëve” mbajtur nga zoti Kolë Gjoka,emigrantit shqiptar, shtetas gjerman. Në vitin 2013 ai është zgjedhur përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në Hamburg dhe Schlesëig-Holstein. Publicistja Desdemona Stefa u shpreh se takimi në Berlin ishte një nga aktivitetet më të rëndësishme të Fondacionit. Ndërsa publicistja Megi Llubani, u shpreh se për organizimin e këtij aktiviteti u angazhuan një sërë personalitetesh. “Si ideatore dhe protagoniste e këtij aktiviteti, dua të theksoj se bashkëpunim i përsosur mes Qendrës së Europës Juglindore z Detlef Stein dhe Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, ku kam nderin të përfaqësoj gruan intelektuale shqiptare në Gjermani. Padyshim e bënë më të lehtë finalizimin e aktivitetit, ashtu si e kishim konceptuar dhe e dëshironim të gjithë. Ishte kënaqësi, që gjatë ditë-qëndrimit tuaj në Berlin, krijuam kushte për të vizituar Berlinin e bashkuar dhe të rindërtuar”,- tha ajo.

 Flet aktorja e njohur, Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”

“Aktiviteti më i veçantë i jetës time”

“Në karrierën time si aktore, është e kuptueshme që kam pasur qindra raste, ku kam marrë pjesë në takime të ndryshme, përfshirë edhe në veprimtaritë që ka organizuar Fondacioni, pjesë e të cilit jam edhe unë, por ato që përjetova në takimin që u bë me rastin e 28 nëntorit në sallën e bashkisë së Kuqe të Berlinit, nuk e kam provuar kurrë. Emocionet më përkulën, më bënë të përlotem, kur çela konferencën me vjershën e Lasgush Poradecit “28 Nëntori”, për të vijuar me vjershën perlë të Dritëro Agollit “Poçari”,vargjet e Ali Podrimes, etj. Si e dini, unë nuk jam mirë me shëndet, eci me vështirësi për shkak të një operacioni që kam bërë, por, sikurse e patë, unë nuk u lodha as për të recituar, as për qindra foto që bënin me mua, por as edhe për të vizituar vende historike e kulturore, sikurse ishte muri i Berlinit, ku lamë edhe shënimin e Fondacionit dhe emrat tanë. Ishte një veprimtari e veçantë, pasi u njoh auditori me gra të shquara të Kombit, sikurse ishte Marigo Posio, qëndistarja e Flamurit të Pavarësisë, Nermin Vlora Falaschi, por, auditori mësoi edhe për veprimtaritë e Fondacionit “ Nermin Vlora Falaschi”, që janë bërë në shumë shtete të botës. Duke përfunduar këtë prononcim për gazetën “Koha Jonë”, dua të them se frymëzimi në ditët e qëndrimit në Berlin, më shëroi plotësisht. Ndjehem vitale, ndjehem e lumtur”.

BOX

Formohet shoqata Kulturore "Margarita Xhepa"

Shqiptarë të Maqedonisë dhe Kosovës formuan shoqatën Kulturore të Artisteve "Margarita Xhepa",ndërkohë që po me iniciativën e tyre me propozimin e shqiptarit patriot nga Tetova Telat Zeqiri, po grumbullohen te ardhura për të prëgatitur shtatoren e  Nderi Kombit Margarita Xhepa, që do të vendoset ne Tiranë në muajin prill, me rastin e ditëlindjes së artistes.

Zenepe Luka

SHKARKO APP