106 vjetori i Kongresit të Manastirit për alfabetin

 Punimet e këtij forumi të rëndësishëm u drejtuan nga Mithat Frashëri dhe anëtarë të tjerë ishin shqiptarë, intelektualë të të gjitha besimeve, ku spikasin emra si Gjergj Fishta, i cili drejtoi edhe komisionin për përzgjedhjen e alfabetit, Gjergj dhe Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Mihal Grameno e të tjerë. Me rastin e kësaj dite historike, në qytetin e Manastirit, në Maqedoni janë mbajtur disa aktivitete.

Ceremonia kryesore u mbajt në Muzeun e Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku ishin të pranishëm zyrtarët shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë, shoqata kulturore dhe arsimore shqiptare, delegacione nga Shqipëria, Kosova, trevat tjera dhe diaspora. Në Shqipëri, pavarësisht rëndësisë së kësaj dite, nuk është mbajtur asnjë aktivitet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?