107 vjet nga Kryengritja e Malësisë të Mbishkodrës

Nga Preng Cara -Kryengritja e Malësis Madhe e vitit 1911, ka hyrë në 107 vjetorin e sajë. Ajo është një nga ngjarjet kulminante të historisë të popullit shqiptarë e cila la gjurmë të thella në memorjen kolektive, duke e detyruar administratën turke të asaj kohe, të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme, përmes së cilës, j’u njohën disa të drjejta malësorëvet të Malësisë së mbi Shkodrës. Në darkën e 24 Marsit të vitit 1911, burrat e Hotit,  Grudës e të Këlmëndit, me në krye Voivodën e Hotit Ded Gjo Luli, së bashku me 12 trima të tjerë të Hotit e Këlmëndit, sulmuan dy posta turke në Rapsh të Hotit, duke lënë 2 ushtarë turq të vrarë dhe zënë rob një yzbash me 30 ushtarë të tjerë, të cilët të ç’armatosur u lanë të lirë. Në këtë përpjekje, siç dihet nga të dhënat e historisë, dhe studimet e shumë autorëve të fushës, ranë në duart e kryengritësve 33 pushkë e 4 mijë fishekë. Një ditë më vonë, trimat e Hotit e të Grudës, sulmuan dy posta të Troboinit, duke vrarë e çarmatosur disa ushtarë turq, deri sa erdhën përforcime nga Tuzi. Përleshja arriti kulmin me futjen në luftim të trimave të tjerë të ardhur nga Gruda e Këlmëndi të armatosur me pushkë, thika drapër e sopata. Shkallzimi i luftimeve mori përmasa të konsideruëshme, ku me 26 Mars kryengritësit e Grudës e të Këlmëndit shtinë në dorë edhe 3 posta të tjera në kufi me Malin e Zi.

Referuar Prof. Dr. i shkencave të historisë, njëkohësisht Profesori historis moderne, i te drejtës publike dhe historisë të I. U. E. të Tiranës, Studjues i historisë së Pavarësisë,  autor i shumë monografive dhe botues i talentuar në shtypin shqipetarë, na bën me dije se në Shkodër një ditë më vonë u dha kushtrimi në një mbledhje të krerëve, për mobilizimin e forcave,  për t’u kundërvënë kryengritjes e cila po përhapej me shpejtësi rrufe. Me një herë u shpërndanë 4 mijë armë myslymanëve të Shkodrës, të Lezhës e të Kthellës të Mirditës. Numëri i luftëtarëve të Malesis së Madhe sa vinte e shtohej, ku nga 70 që ishin në fillim të kryengritjes, arriti në 3mijë deri në 4 mijë vetë. Brenda 3 ditëve, turqit të zënë në befasi lanë në duar të kryengritësve disa postë komanda, shumë pushkë e municione. Atë kohë propaganda turke në Shkodër kërkoi të dizinformonte popullatën civile, lidhur me luftimet mes palëve, gjë që fillimin e kryengritjes e konfirmoi edhe Amasada e Cetinjës.

Kjo trgoi se ngjarjet morrën përmasa të rëndësishme për Shkodrën dhe rrethinat e sajë nga ana e kryengritësve. Për këtë arsye komanda turke solli nga Mirdita trupat turke të instaluara atje, për në rajonin kufitarë të luftimeve në zonën e Tuzit. Në fillim garnizoni shkodranë kishte 600 ushtarë dhe ai i Tuzit 500 vetë. Në Mirditë, për shkak të gjëndjës së rëndë ekonomike dhe varfërisë së thellë që kish pllakosur për shkak të rritjës së çmimit të drithërave të bukës, kishin shpërthyër trazirat, për të cilat komanda turke dergoi atje përforcime dhe pas disa dit luftimesh të ashpra mbetën shumë turq të vrarë e disa shqipetarë. Nga forcat e Mirditës mbetën të vrarë në luftimet e zhvilluara në Qafën e Malit, kufizuar me Fletin, Gjin Ndue Cara i dat lindjes 1878, në moshën 33 vjeç, i varrosur në atë kohë në varrezat e kishes Shmi. Së bashku me të është vrarë Kol Ndue Curri edhe Mara Gjergj Doda e disa të tjerë. Këtu ishte plagosur Zef Ndue Cara, kushriri i Gjin Ndue Cares, i cili është dekoruar nga Kuvendi Popullor,  pasi ishte plagosur 2 herë të tjera,  nga të cilat 1 herë në Vlorë. Në kujtim të rënëve në fushen e betejes në Qafën e Malit është ngritur një përmendore, si shenjë e mirnjohjes së thellë të popullatës të asajë zone ndaj të rënve në luftën për liri kundër forcave të ushtris turke të vitit 1911.

Edhe në Qafën e Malit ushtrija turke pësoi disfatë, prandaj dhe propaganda e sajë u mundua t’i jepte karakter fetarë, duke deformuar informacionet se malësorët synojnë të kapin shkodrën dhe të asgjesojnë popullsinë myslimane. Me 6 Prill, pas dy javë luftimesh,  kryengritësit ngritën flamurin Shqipetarë në Baetile të Daçiçit, fakt i cili u pasqyrua në gazetën ‘’Lirija e Shqiperisë’’ e asjë kohe. Kështu me urdhër të Ded Gjo Lulit, Nik Gjelosh Luli me të tjerë ngritën flamurin e Skenërbeut në Bratile të Daçiçit. Me 28 Mars u nisen nga Shkodra 800 ushtarë kundër kryengritësve duke e justifikuar në opinjonin e gjërë si një përpjekje për të penguar bashkimin e katolikve shkodranë me ato të Malësisë së Madhe. Në luftim e sipër shum ushtarë turq e vullnetarë u vranë e disa ranë rob në duar të kryengritësve të cilët të çarmatosur u lanë të lirë. Atë ditë Xhavit Pasha u nis me dy bataljone e artileri nga Gucija për në Selcë, ndersa 2000 forca kryengritëse mbajten të rrethuar Tuzin. Me 30 Mars kryengritsit moren Tuzin,  shtinë në dorë armatimin dhe gazermat, ndërsa qeveritarët u mbyllen në kala[Shipshanik]. Shumë ushtarë turq u vranë dhe disa të tjerë u kapen rob. Malsorët nuk e pushtuan dot kalanë e Tuzit, pasi ajo mbrohej nga 1000 ushtarë Mustahfiz. Kështu malsorët e Kelmendit mblodhën armët dhe u kthyën në shtëpitë e tyre. Luftimet mes malësorëve dhe disa forcave jo mirë të organizuara të Shkodres, vazhduan edhe ditët në vazhdim, duke psuar humbje të palëve ndërsa zjarri në kufijt e Malazezve vazhdoi deri natën e 2 Prillit të vitit 1911. Po me 30 Mars udhëheqja e kryengritësve kish drejtuar një memorandum fuqive të mëdha, ku kërkohej paprekshmërija e tokave shqipetare. Të njihej gjuha zyrtare shqipe në të 4 vilajetet. Në shkolla të flitej shqip. Nënpunësit të ishin shqipetarë. Të ardhurat të shpenzohëshin për vendin. Ushtarët shqipetarë të mos kalonin kufirin, perjashtuar vetëm në situate lufte. Ky memorandum ishte firmosur nga Muharrem Bushati, Isa Buletini, Ded Gjo Luli, Abdullah Aga, Preng Marka Kola dhe Mehmet Shpendi. Me gjithëse kryengritja zhvillohej në një krahinë katolike,  memarondumi doli në rrafshin kombetarë. Në Shkodër hyri frika e një pjese të popullatës së pa mbrojtur kundër forcave krye ngritëse të cilat gjatë luftimeve kishin sjellë në qytet një numur të vdekurish. Kjo gjë krijoi tënsion midis popullatës së krishtërë dhe asaj myslimane. Në këto kushte përfaqësuësit e konsullatave në Shkodër unifikuan qëndrimet e tyre për një mbrojtje të mundëshme nga situata që po rëndohëj. Ato zhvilluan një konferencë me 2 Prill në Konsullatën Italjane, ku u hartua nje notë . Të mbahej në Shkodër një pjesë e trupave që do të vinin së shpejti. Armatosje me garancinë e myftarëve dhe të Koçobashëve e të gjithë krishterëve të aftë për luftë, por që të mos dërgoheshin kundër kryengritësve. Gjatë operacioneve luftarake të mos prekeshin fëmijt e pleqt. Të ndalohej goditja me artileri e vënd banimeve të popullatës së pa fajëshme. E gjitha kjo në funksion të mbrojtjes së popullatës së krishtërë nga përplasjet me atë myslimane. Me datën 1 dhe 2 Prill në zonën e Tuzit u zhvilluan luftime të ashpera midis forcave kryengritëse dhe turke dhe pas 24 ore luftimesh për shkak të raportit të pa barabartë në numër dhe mjete, malësorët u larguan prej Tuzit, ndërsa forcat turke morën Daçiçin dhe Dinoshan, duke lënë 25 të vdekur e shumë të plagosur,  ndërsa nga kryengritësit mbeten afërsisht 200 të vrarë. Me 3 Prillë erdhën përforcime nga jashtë në shëngjin në ndihmë të Turgut Pashës. Siç u pa më vonë vrulli i kryengritjes ra. Me gjithë atë Shala e Shoshi po organizohëshin për një rezistencë tjetër. Mirdita aso kohe pati një farë indiference. Ndërsa forcat kryengritëse zunë pozicionet nga Tuzi e kastrati. Pas disa luftimesh turqit morën Hotin e Grudën, por jo Kastratin. Trupat kryengritëse e rriten zemrimin e tyre me djegijen e disa fshatrave nga trupat e pa rregullta, prandaj dhe filluan të riorganizoheshin për sulme të tjera kundër forcave turke që mbronin Tuzin duke u shkaktuar atyre 15 të vrarë e shumë të plagosur dhe pastaj kaluan drejt Malit të Zi. Ngritja e flamurit kombetarë pas 500 vjetësh në Daçiç me 6 Prill ishte ngjarja kulminante që i kundërvihesh perpjekjes së disa qarqeve për të errësuar këtë moment historik që do të përjetësonte të qenit shqipetar pas ardhës i racës arbërore. Ajo tregionte se luftimet nën flamurin kombëtarë ishin akt simbolik i burrërisë dhe i trimeris shqipetare. Me 6 Prillë malësorët filluan sulmet në front të gjërë prej mbi kastrat e deri në Drenosh më qëllim të pengonin kollonat turke nga Shkodra që do t’i vinin ndihmë Tuzit të rrethuar. Në atë kohë trupat turke u mbyllën në kalanë e Shipashnikut. Me 16 Prill ushtrija osmane, për të zënë në grackë malësorët, dërgon 4 bataljone nën drejtimin e Etem Pashës të cilët u pritën me luftë nga bonorët e Selcës. Në këtë përpjekje xhonturqit nuk arritën të ndihmonin forcat turke të rrethuara në zonën e Tuzit. Kjo situate i gjeti disa zona të pa pregatitura,  pasi ishin edhe të pa armatosura. Me gjithë atë, është për t’u theksuar se me 27 Prill 1911, Arbëreshi Torenc Toci, mblodhi në kuvënd në Mirditë përfaqësues të Mirditës, Pukës, Dukagjinit, Lurës, Dibres e Gjakoves ku shpallën pavarësinë dhe formuan qeverinë e Kimzes, me objektiv nxitjen e krahinave për një kryengritje në mbështetje të Malësis Madhe, qeveri e cila s’e pati jetën e gjatë. Kryengritja e veriut në atë kohë vuri në lëvizje edhe krahinat e jugut. Me 3 qershorë 350 malësorë sulmuan forcat turke në lezhë dhe i detyruan turqit të mbyllën në kala. Në këtë përpjekje morën pjesë edhe luftëtarë nga Mirdita, Dibra, Mati e Luma dhe Kosova. Përballë kësajë situatë turqit shtuan forcat dhe i detyruan malësorët të tërhiqëshin nga Lezha. Me gjthëse numëri i forcave malësore arriti në 7 mijë vetë që midis tyre kishte edhe nga Kastrati, Hoti e Gruda,  kryengritja e vitit 1911 përfundoi me gjysëm marrëveshje për shkak se nuk arriti të shtrihej në të gjithë vëndin. Atdhetarë të njohur të asajë kohe si Ismail Qemali, Pandeli Cali, Nikoll Ivanaj e të tjerë shkuan në përkrahje të malësorëve.

Si konkluzion, duhët vënë në dukje se kryengritja e malesisë e vitit 1911, me gjithë se nuk i arriti objektivat e veta,  ishte një hap përpara asajë të vitit 1910. Ajo i detyroi pushtuësit osman të bënin disa lëshime. E ngriti çeshtjen shqipetare në plan kombëtarë. I parapriu kryengritjës së përgjithëshme të vitit 1912. Ajo filloi me 23 Mars dhe mbaroi me 4 Gusht të vitit 1911. Në të u përfshinë mijëra forca turke, për ballë 4 mijë shqipetarve, kryesisht nga Malësija e mbi Shkodrës. Bilanci i sajë ishte 450 dëshmorë malësorë. Vetëm në betejen e madhe të sukave të Maksetit u vranë 150 ushtarë turq, ndersa nga ana e jonë 56 malësorë. Si do qoftë, jehona e ngjarjes tingëllon e freskët me gjithë fuqinë e sajë edhe sot ne 107 vjetorin e saje. Ajo është një ndodhi brilante, që do të mbajë të gjallë memorjen kolektive,  si një shembull i mirë për edukimin e brezave të ardhëshëm.

SHKARKO APP