107 vjetori i Policisë/ “I plagosur dy herë në krye të detyrës”, ish-oficeri i Forcave Speciale: Tani kundroj nga trotuaret kriminelët që …

Ish-oficeri i Forcave Speciale, i plagosur dy herë në aksione kundër krimit, konkretisht në ngjarjet e vitit 1991 dhe të vitit 1995, Agim Picaku ka bërë një reagim në rrjetet sociale në 107 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit.

Teksa ditën e sotme në pothuajse të gjitha drejtoritë e Policisë në Rrethe dhe kryeqytet u kremtua ky përvjetor, është evidente se ka nga ata që janë skeptikë ndaj luftës kundër krimit, edhe në radhët e atyre që kanë shërbyer në këtë organizatë të rëndësishme.

Picaku shkruan përkrah një fotoje të flamurit  kombëtar se, ndjehet keq kur mendon se ishte njëri prej atyre që ka shërbyer në Forcat e Speciale, ndërsa shpreh keqardhjen që nuk po festonte me Policinë e Shtetit.

Ai jep edhe një mesazh të fortë kur thotë se “i kundroj nga trotuaret kriminelët që i’u thonë policëve shëëët”.

 “…ndjehem keq kur them se isha,sepse sot…,duhej të festoja bashkë me kolegët në festën e Policisë së Shtetit!Thjeshtë…,jam një i plagosur dy herë në krye të detyrës,dhe tani…,i kundroj nga trotuaret kriminelët që i’u thonë policëve shëëëëëët… .Sa keq më vjen për veten kur them : ish polic…”, shkruan ish- oficeri i Forcave Speciale.

/FaxWeb

SHKARKO APP