12 vjeçari Edu Ucaj në ditët e karantinës
Më shumë se një miliardë njerëz në mbarë botën u izoluan për shkak të pandemisë për më shumë se një muaj. Në kushte të tilla secili zgjodhi ta kalonte izolimin në forma të ndryshme. Disa duke lexuar, disa duke gatuar, të tjerë duke parë filma dhe duke u stërvitur në kushte shtëpie. Edhe për fëmijët ka qenë një sfidë tepër e vështirë izolimi në shtëpi.
12 vjeçari Edu Ucaj ka zgjedhur që karantinën ta kalojë në një mënyrë shumë interesante dhe produktive. Siç shihet edhe nga videoja ai po bën ushtrime fizike, për të kaluar kohën, për tu ndjerë në formë dhe për më tepër duke shmangur përdorimin e paisjeve elektronike të cilat njihen për efektet e tyre negative, sidomos te fëmijët.
https://streamable.com/gcbwen