12 fakte që duhet të dini rreth ushqimit që po konsumoni

Duket se ne dimë gjithçka ose pothuajse gjithçka rreth asaj çka konsumojmë pasi lexojmë etiketat e ushqimeve. Por a mund ta themi këtë me siguri?

“BrightSide” ka renditur disa fakte mjaft interesante të cilat me siguri do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim në lidhje me ushqimin tradicional.

  1. Kultivimi i bimëve OMGJ është i lejuar në shumicën e vendeve

Në shumicën e vendeve kulturat e modifikuara gjenetikisht mund të kultivohen pa asnjë kufizim pasi ende nuk ka prova shkencore që të provojnë se kulturat e tilla janë më të dëmshme sesa ato natyrore. Ndër produktet e tilla më të përhapura janë: soja, misri, pambuku si dhe panxhari i sheqerit.

  1. Ketchupi mund të prodhohet pa domate

 

  1. Vrimat nëpër biskota nuk janë për dekor

Vrimat nëpër biskota nuk janë thjesht një prekje dekorative, ato në të vërtetë sigurojnë që biskotat të piqen ashtu siç duhet.

  1. Kaloritë që lexojnë nëpër etiketat e vendosura në ushqime mund të mos jenë të sakta

Përsa i përket kalorive që shkruhen nëpër etika problem qëndron në faktin se sistemi i matjes së kalorive tashmë është i vjetruar. Përshembull nuk merret parasysh se si absorbimi ndryshon në bazë të llojit të ushqimit ose individit që po e konsumon. Kohët e fundit shkencëtarët se bajamet në tërësi kanë rreth 20 për qind më pak kalori nga sa mendohej fillimisht gjithashtu dhe fistikët 5 për qind më pak.

  1. Disa ushqime mund të zhduken përgjithmonë

Për fat të keq për shkak të ngrohjes globale si dhe faktorëve të tjerë negativë disa ushqime janë në prag të zhdukjes.

Këto ushqime janë:

-Lloje të caktuara mollësh që kërkojnë një dimër më të ftohtë

-Avokadot për shkak se kultivimi i tyre nuk është shumë i leverdishëm. Për të korrur një kile prej tyre kërkohen 130 gallon ujë.

-Mjalti sepse me kalimin e viteve kolonitë e bletëve janë zvogëluar dhe arsyeja për këtë janë merimangat nga Azia, pesticidet dhe ushqimi i dobët i bletëve.

-Çokollata, ashtu sikurse e pohojnë dhe shkencëtarët cilësia e fasuleve të kakaos është përkeqësuar ndjeshëm në dekadat e fundit kështu që kulturat janë përgjysmuar.

  1. Pulat me kalimin e viteve kanë filluar të jenë gjithnjë e më të mëdha

Këto 60 vitet e fundit, pulat janë bërë shumë të mëdha, veçanërisht pjesa e gjoksit dhe këmbëve të tyre është zmadhuar ndjeshëm. Disa thonë se shtimi I hormoneve dhe steroideve janë përgjegjës për këto ndryshime.

Megjithatë fermerët pohojnë se rritja e pulave nuk shkaktohet nga produkte të cilat nuk lejohen por nga rritja e përmirësuar modern, kushtet më të mira të jetesës si deh mbikëqyrja e rregullt veterinare.

SHKARKO APP