12 shenjat e horoskopit, ja çfarë parashikon Meri Shehu

Dashi

Ju duhet të keni kujdes për ti riparë edhe një herë ekuilibrat në çift, apo në një marrëdhënie erotike që ju lidh edhe me punën e karrierën tuaj në përgjithësi. Do kuptoni se duhet të shikoni më qartë.

Demi

Do kërkoni t’ju dal në dritë një ngatërresë që ju kanë futur në një ambjent pune dhe situatë me dikë që ju lidh puna e që ju keni mbetur në një situatë të keqkuptuar.

Binjakët

Dikush nga e kaluara do rikthehet në mendjen tuaj në një raport sentimental dhe erotik. Do kërkoni sqarim dhe ekuilibrat e prishur, por mund të ndodh e kundërta t’ju kërkojnë juve sqarim për një padrejtësi që keni bërë.

Gaforrja

Dita sot ju fton të kuptoni sesi jeni futur në një situatë, të ngatërruar familjare e cila do ndërlikohet më shumë nga një ndërhyrje e një personi që ka qenë në jetën tuaj në të kaluarën.

Luani

Do merrni një mesazh sot që nuk do ju lërë aspak indiferente dhe do ju ngacmoj në mënyrë të tillë që tashmë duhet të bëni një sqarim apo një betejë per tu çliruar.

Virgjëresha

Një rrëmuje në çështjet personale dhe ekonomike, do dali papritur përballë jush dhe ndërkohë do kuptoni që dikush me dashje ju ka futur në këtë vëshirësi dhe ju i keni besuar verbërisht.

Peshorja

Merkuri i kundërt sot në jetën tuaj do sjellë tendenca ndryshimi dhe revolucioni, por që ju nuk mund ta bëni dot vetëm këtë revolucion. Ju duhet në krahë ai person që e keni mohuar deri tani.

Akrepi

Ju rikthehen disa çështje për zgjidhje sidomos që lidhen me pamjen tuaj dhe gjëra që janë praktikisht të domosdoshme për t’u zgjidhur dhe për t’u ekuilibruar.

Shigjetari

Një tradhëtar kthehet në jetën tuaj dhe kërkon falje ose ju do kuptoni që tradhëtia e dikujt nuk kishte kufij në jetën tuaj dhe në ndjenjat tuaja.

Bricjapi

Ju rikthehet një problem që lidhet me karrierën dhe punë, dhe do detyroheni ta shtyni për disa kohë një çështje të rëndësishme personale nga ky problem.

Ujori

Një ndihmesë nga jashtë do bëjë ekuilibrin në jetën tuaj, sidomos në çështjet ekonomike apo në sigurinë që ju ka munguar gjithe këto kohë.

Peshqit

Do ju rikthehet një propozim pune nga e kaluara apo do kuptoni që me dikë të afërt keni vepruar shumë gabim dhe do donit të rregullonit përsëri marrëdhënien e prishur.

SHKARKO APP