12 shenjat e horoskopit, parashikimi për këtë të dielë
Dashi-Dita e sotme do të nxisë ndjeshmërinë dhe gjendjen emocionale. Ju do të keni interes në zbulimin e sekreteve dhe mistereve të pazgjidhura të njerëzve. Kjo nuk është një ditë e përshtatshme për veprimtari energjike. Edhe nëse do të ndodheni në punë, do të jeni të shpërqendruar nga ëndrrat dhe kujtimet.
Demi-Ditët e fundit diçka ju ka impresionuar dhe kjo ka qenë periudha më intensive e vitit. Marrëdhënia në çift shkon për mrekulli. Ju pret një surprizë. Nëse keni ndërmend të shpenzoni ky është momenti.
Binjakët-Hëna e re në shenjë shënon nisjen e një cikli të ri, në të cilin do të duhet të punoni fort për të arritur atë që doni. Nuk mund ta dini sa larg mund të arrini nëse nuk e provoni.
Gaforrja-Do të keni debate me partnerin/en gjatë kësaj dite. Mundohuni t’i zgjidhni me qetësi. Sa i përket financave, nuk duhet të rrezikoni shumë sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
Luani-Nëse keni pasur disa ditë të zymta, tashmë është koha që të mblidhni forcat dhe të ngriheni në këmbë e të merrni situatën në dorë. Ju jeni Luan, asgjë nuk është e pamundur nëse bëhet me vullnet dhe përkushtim.
Virgjëresha-Dita e sotme është e përshtatshme për relaksim. Nëse ndiheni të lodhur ose të humbur, duhet të përpiqeni të kaloni kohë jashtë ose të pushoni në shtëpi, përndryshe do të shpenzoni ditën e punës duke fjetur në zyrë.
Peshorja-Merrini gjërat me qetësi dhe lërini të tjerëve hapësirën që kanë nevojë. Mos u nxitoni në veprimet që ndërmerrni. Do keni shumë energji pozitive sot, prandaj jepni më të mirën tuaj në ambientin e punës.
Akrepi-Ditët që vijnë do të jenë tepër të kënaqshme, mbi të gjitha në aspektin financiar. Edhe nëse nuk merrni një shumë të mirë parash tani, do të jeni në gjendje të bëni plane që do të sjellin mjaft fitime në të ardhmen.
Shigjetari-Do të jetë ditë e mrekullueshme për të dashuruarit. Partneri/ja nuk do të reshtin së surprizuari. Në aspektin financiar priten disa përmirësime të vogla.
Bricjapi-I dashur Bricjap, këtë të diel mund të bësh plane dhe të mendosh për të ardhmen me optimizëm. Duket se lodhja që keni përjetuar kohët e fundit, më në fund do të shpërblehet.
Ujori-Nuk keni përse të hiqni dorë nga natyra krijuese, pasi planetet janë në anën tuaj. Mjafton pak përkushtim dhe do të shihni se përfundimi do të jetë tejet i suksesshëm. Nëse hiqni dorë pa nisur ende nuk do të zbuloni kurrë fundin.
Peshqit-Marrëdhënia në çift do të jetë pozitive gjatë kësaj dite. Do të jeni dakord për çdo gjë me partnerin/en. Sa i përket aspektit financiar, duhet të tregoni më të kujdesshëm dhe mos i besoni shumë instinktit.