13 vjet Ora News! Ekrani që nisi e vijon me premtimin që do të sjellë të vërtetën pa kompromise

13 vjet më parë Ora News lëshoi sinjalin e parë të transmetimit. “Të parët për lajmin e fundit” u bë misioni ynë prej ditës së parë deri më sot. Një dritare informimi dhe derë e hapur për shqetësimin qytetar.

Me një grup ambicioz dhe kërkues për të vërtetën, besnikë të lajmit pa ndikim. Ora News, në 13 vjet ishte në ngjarjet që ndikuan vendin. Kamerat e gazetarët tonë ishim aty ku të tjerët nuk arrinin për të sjellë të vërtetën ashtu siç ndodh. Ishin vite të vrullshme për median në Shqipëri. Ora News i printe me informacion dhe risi.

Ishim të parët që sollën sondazhet profesionale për zgjedhjet në Shqipëri. Prej më shumë se një dekadë, votuesit shqiptarë e verifikojnë votën me exit pollin në Ora News, të vetmit që çdo proces zgjedhore janë vërtetuar me rezultatet zyrtare.

Në 13 vjet, në ishim live aty ku ngjarja ndodh. Në përmbytje, në protesta, terrene të vështira. Duke pasur një qëllim: Të tregojmë Shqipërinë e vërtetë nga jugu në veri. Dhe sot Ora News është kthyer në ekranin e të gjithë shqiptarëve.

Tashmë me moton një qëllim, në dy ekrane. Ora News, i dedikuar tërësisht lajmit dhe TV Ora, një ekran për të gjithë familjen. Aty lajmit i shkojmë në zemër. Thellohemi në detaje dhe analizë. Ndërsa ndajmë me ju, besnikët tanë arritjet e 13 viteve, përsërisim betimin se do të jemi të vërtetë, të paanshëm.

Marrë nga “Ora News”

13 vjet Ora News! Ekrani që nisi e vijon me premtimin që do të sjellë të vërtetën pa kompromise

SHKARKO APP