130 mjekë specialistë u punësuan në spitalet rajonale
130 mjekë specialistë u punësuan në spitalet rajonale gjatë vitit të fundit, ndërsa 70 mjekë të tjerë përfundojnë specializimin në dhjetor. Ata do të punësohen në spitalet rajonale vitin e ardhshëm.
Shifrat e bëra publike në “Pasqyrën e Qeverisjes” të kësaj jave flasin për punën e një viti, ku spitalet rajonale përveç investimeve në infrastrukturë dhe në pajisje të fjalës së fundit, kanë njohur edhe pasurimin me burime njerëzore.
Kështu, brenda një viti janë punësuar 130 mjekë specialistë, ndërsa 70 të tjerë do të bashkohen me ekipet mjekësore gjatë vitit të ardhshëm.