1376 qytetarë përfituan ndërhyrjen në sy dhe lentet falas

Paketa e kataraktit, duke përfshirë edhe lentet falas, është një tjetër shërbim që ofrohet në Qendrën Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë dhe tashmë edhe në Spitalin Rajonal të Vlorës. Në tetë muajt e parë të 2019-ës janë kryer 1376 ndërhyrje ku pacientët e kanë përfituar Paketën e plotë të Kataraktit pa pagesë. Nga këto ndërhyrje sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) 1348 janë kryer në QSUT dhe 28 në Spitalin Rajonal të Vlorës. Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), theksojnë se zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve. Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.

SHKARKO APP