14 vite luftë me kancerin, historia e 50-vjeçares

Në vitin 2005, Drita Loka po ndjente nevojën për t’u kontrolluar tek mjeku pas një dhimbje në gjoks. Kjo dhimbje ishte sinjal që në trup po zhvilloheshin qelizat kancerogjene brenda saj. Prej gati 20 vitesh ka ushtruar profesionin e mësueses dhe zbuloi sëmundjen e kancerit të gjirit, ishte duke lexuar një krijim të saj, pasion të cilin vazhdon dhe ushtron ende pavarësisht sfilitjes nga sëmundja.

”Unë jam Drita, një zonjë e thjeshtë do të thoja që jetoj përditshmërinë time. Unë sëmundjen e kam zbuluar në një lëndinë duke lexuar një krijim të shkurtër dhe atë e kisha bërë për jetën ”Sfidoje Jetën” sikur ta dija që do më ndodhte diçka e tillë. Kjo sëmundje është e heshtur, nuk flet, nuk dhemb. Unë thjesht ndjeva një shtrëngim. Vajta pastaj, nuk u tmerrova, ta them hapur, ndonjë frikësim të vogël kështu por kjo sëmundje nuk është dënim me vdekje”. Drita që prej vitit 2005 vjen shpesh në Tiranë për trajtimin e sëmundjes. Ajo thotë se një grua forcën e gjen brenda vetes.

”Njeriu duhet të luftojë shumë fort, duhet të gjejë forcat brenda vetes. I thashë vetes do të shkoj do t’i drejtohem mjekut. Menjëherë u drejtova tek lagja nr.10, në atë kohë, në vitin 2005 m’u shfaq sëmundja. Ka vështirësi por po t’i balancojmë në përqindje them ndoshta as 20% nuk ka vështirësi sepse gruaja ka atë botën e brendshme, me forcë shumë dhe gruaja po të hyjë brenda botës së saj, ta marri forcën them se do i shkurtohet edhe ky 20%”. Drita ka zgjedhur ta trajtojë e ta luftojë sëmundjen e kancerit, në një mënyrë krejt të veçantë e kurajoze.

SHKARKO APP