14,069 objekte të inspektuara. 261 pallate dhe 2237 banesa të dëmtuara rëndë

Blendi Çuçi

Procesi i vlerësimit të dëmeve nga tërmeti po vijon dhe deri më sot, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti janë inspektuar 14 069 objekte, nga të cilat: 261 pallate janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht; 2 237 banesa janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht; 851 pallate kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta; dhe 4 618 banesa kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta. Shifrat i bëri sot publike ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, drejtues qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore.

SHKARKO APP