15 këshilla të vyera se si të bëheni të pasur
1. Mendoni dhe bëjini realitet
Çfarëdo që mendja mund ta konceptojë dhe besojë, njeriu është në gjendje ta bëjë realitet.
2. Dëshira
Nuk ka limite, përveç atyre që ne i vëmë vetes sonë. Edhe varfëria, edhe pasuria, janë pasoja të drejtpërdrejta të mendimeve tona.
3. Besimi
Idetë janë duke u transformuar në pasuri përrallore, kudo përreth nesh. Duke përdorur besimin, mund t’i bashkoheni atij grupi njerëzish me arritje të mëdha.
4. Shqisa e gjashtë
Pjesa krijuese e mendjes krijon hov dhe frymëzim. Mund të forcohet dhe të rritet me kohën.
5. Autosugjestioni
Njeriu është zot i fatit të tij sepse ai ka fuqinë të ndikojë në atë që ai mendon, duke përdorur teknikën e autosugjestionit.
6. Dija e specializuar
Drejtimi dhe orientimi inteligjent i dijes së specializuar, është mënyra më e shpeshtë e krijimit të pasurisë.
7. Truri
Organi ynë është i pabesuëshëm, sepse është në gjendje të dërgojë dhe marrë mendime nga të tjerët.
8. Imagjinata
Imagjinata është “vendi i punës”, ku të gjithë planet mund të farkëtohen dhe të përgatiten për veprim.
9. Vendim-marrja
Njerëzit e suksesshëm kanë zakonin që të marrin vendimet shpejt dhe t’i ndryshojnë ata ngadalë, nëse ka ndonjëherë nevojë. Njerëzit e suksesshëm e kanë mposhtur zvarritjen.
10. Planifikimi i organizuar
Cdo gjë që është krijuar fillon në formën e dëshirave, të cilat më pas vendosen në “vendin e punës” të imagjinatës, për një organizim dhe planifikim të përshtatshëm.
11. Fuqia e Mendjes së Grupit
Ju automatikisht përftoni zakonet dhe fuqinë e njerëzve me të cilët shoqëroheni. Kontrollojeni këtë duke krijuar një Mendje Grupi, pra njerëz që t’ju ndihmojnë për arritjen e ëndrrave tuaja.
12. Këmbëngulja
Vullneti, dëshira dhe këmbëngulja janë thelbësore për shndërrimin e dëshirave në ekuivalentin monetar.
13. Misteri i shndërrimit seksual
Shndërrimi seksual përfshin transferimin e dëshirës seksuale në një forcë motivuese për arritje financiare.
14. Mendja e pandërgjegjshme
Një rezervuar shumë i madh, ku depozitohen të gjithë impulset apo mendimet që janë marrë përmes pesë shqisave.
15. Gjashtë fantazmat e frikës
Çelësi që hap dyert drejt një jete në bollëk është privilegji i krijimit në mendjen tuaj, të një dëshire të fortë dhe “djegëse” për arritje. Eshtë kënaqësia që vërshon tek të gjithë ata që “pushtojnë” veten e tyre dhe forcën e jetës.