152-vjetorin e lindjes së Isa Boletini,”Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”

“Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!”

Nga Albert Vataj-
”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë-Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar.”
Janë këto fjalë që ka nxjerr prej gojës së vet një prej burrave më të zashëm të shqiptarisë, i cili lindi sot 152 vite më parë në Boletin të Mitrovicës, më 15janar 1864. Edhe një javë, më 23 janar 1916 mbushen plot 100 vite kur ai u shua, siç din me i fik vetëm burra të tillë.
Burra të përmasave të Isa Boletinit duket me u kujtu vetëm ditëlindjet. Ai, me veprën e tij, me aktin e tij heroik, me emrin e tij, ka rrok përjetësinë, si i tillë ai ka vetëm ditëlindje.
Isa Boletini mbamendet si një atdhetar i pashoq, strateg popullor i shquar. Ai ishte gjithashtu organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar, ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës. Ai pati një nam të madh për guximin dhe arritjet. Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu “Jo Ismail, se duhen njerëz të shkolluar”, dhe i rekomandoi M. Derallen. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Historiani Edëin Jacques tregon një anekdotë që trajton sa vijon: “Sa hyri në godinën e Ministrisë së jashtme britanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoj të hiqte revolen nga brezi dhe t’a linte në vendin e posaçëm ngaqë duhet të hynte i paarmatosur. Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, ministri i jashtëm, Sir Edëard Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s’mund t’a çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë.”
Ky ishte Isa Boletini!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?