16 shtete ku prostitucioni është i ligjshëm, disa afër Shqipërisë

Puna më e vjetër në botë është konsideruar prej kohësh si një zgjedhje e urryeshme dhe pa shumë mund. Disa vende zgjedhin të ndalojnë tërësisht praktikimin e prostitucionit, ndërsa disa vende të tjera janë përpjekur ta rregullojnë me ligj, duke iu ofruar punonjëseve të seksit përfitime shëndetësore dhe sociale. Më poshtë, një listë e vendeve se ku prostitucioni është i ligjshëm.

Zelanda e Re

Prostitucioni është bërë i ligjshëm në Kiëis prej vitit 2003. Atje ka bordello të licencuara bazuar mbi ligjet e shëndetit publik dhe punësimit, gjë që nënkupton se punonjëset marrin përfitime sociale, si çdo punonjës tjetër. Të paktën një lëvizje progresive.

Australia

Statusi ligjor i prostitucionit në ishullin kontinent varion nga shteti në shtet. Ai është dekriminalizuar në disa zona, por mbetet ende i paligjshëm në disa të tjera. E njëjta gjë mund të flitet edhe për bordellot. It is decriminalised in some areas, and illegal in other parts. Same goes for for brothel oënership. Australianët, gjithsesi e pëlqejnë këtë lloj argëtimi.

Austria

Prostitucioni është tërësisht i ligjshëm në Austri. Prostitutave u kërkohet të regjistrohen, t’u nënshtrohen “checkup”-eve periodike për gjendjen shëndetësore, të jenë mbi 19 vjeç dhe të paguajnë taksa. Pavarësisht kësaj, ekziston ende trafiku i qenieve njerëzore dhe prostitucioni i detyruar me forcë në vendin e Europës qendrore.

Bangladeshi

Prostitucioni mes meshkujve është i paligjshëm, ndërsa çdo gjë tjetër është e ligjshme. Edhe pse problemi i trafikimit është disi i ulët, ai mbetet i rëndë pasi ndikohet nga korrupsioni i lartë. Të qenit tutor dhe zotërimi i një bordelloje janë gjithashtu të ligjshme.

Belgjika

Belgët janë përpjekur të largojnë stigmatizimin, dhunën dhe frikën e lidhur me prostitucionin, jo vetëm duke e legalizuar atë, por duke ngritur shtëpi publike shtetërore me teknologji gjurmësh gishtërinjsh dhe “bagde”.

Brazili

Prostitucioni si i tillë është i ligjshëm këtu, gjithsesi mund të shkatërroheni totalisht nëse synoni drejtimin e një biznesi të tillë thjesht për lavdi.

Kanadaja

Të prostituosh vetveten është e ligjshme, por të paguash për seks është bërë e paligjshme që prej fundit të vitit 2014. Ky sistem me të meta të thella i vendos punonjëset e seksit në një situatë tejet të rrezikshme.

Kolumbi

Të punosh në industrinë e seksit në Kolumbi është e ligjshme, ndërsa të qenit tutor jo. Prostitucioni është i përhapur kryesisht në qytete si Cartagena dhe Barranquilla.

Danimarka

Prostitucioni është i ligjshëm edhe këtu. Qeveria ndihmon madje edhe ata me aftësi të kufizuara, duke iu hequr kostot shtesë që disa prej tyre duhet të paguajnë.

Ekuadori

Çdo gjë e lidhur me punën e seksit është e ligjshme. Mund të shesësh trupin, të drejtosh një bordello, ose të jesh tutor pa pasoja ligjore. Gjithsesi të detyrosh të tjerët për të prostituuar është një problem këtu.

Franca

Prostitucioni është i ligjshëm në Francë, edhe pse ngacmimet në publik janë ende të paligjshme. Të qenit tutor dhe hapja e bordellove në Francë janë konsideruar të paligjshme që prej vitit 1946, pas Luftës.

Gjermania

Prostitucioni u legalizua në vitin 1927, madje ka edhe bordello shtetërore. Punonjëseve u ofrohen sigurime shëndetësore, u kërkohet pagimi i taksave, por ato marrin edhe përfitime sociale si pensionet.

Greqia

Fqinji helen është përpjekur të imitojë modelin gjerman, duke e përfshirë prostitucionin si një punë e zakonshme në shoqëri. Punonjëset e seksit kanë të njëjtat të drejta me të tjerët, e madje duhet t’iu nënshtrohen “checkup”-eve shëndetësore shpesh.

Indonezi

Nëse do ta veçosh prostitucionin, ai nuk shihet në asnjë rresht ligji apo në ndonjë formë të qartë, megjithatë mjafton që thuhet se tregtia e seksit është e ligjshme. Kjo nënkupton se detyrimi me forcë për ushtrim prostitucioni, apo trafikimi i të miturve janë tejet të rrezikshme.

Holanda

Si një prej shteteve më të famshme në botë për punonjëset në dritaret e rrugicave me drita të kuqe, prostitucioni atje nuk ka sesi të mos jetë i ligjshëm, ashtu sikurse edhe disa vese të tjera. Holandezët kanë pasur gjithmonë një qasje më mendjehapur në përballimin e gjërave që mund të konsiderohen tabu diku tjetër.

Praga, në Republikën Çeke

Për këtë qytet fjalët janë të pakta, veprat shumë më të shumta. Prostitucioni është i ligjshëm, e madje mund të gjesh çifte të dashuruarish në ambiente publike, sigurisht duke ruajtur momentet kur s’ka kalimtarë.

SHKARKO APP