17 vjeçarja Sara Zoto, koncert recital në Akademinë e Arteve

 

Sara Zoto quhet violonistja 17 vjeçare, e cila ka vendosur të mbajë një koncert recital ditën e sotme në Akademinë e Arteve, në orën 19:00. Edhe pse në moshë të re, ky nuk është koncerti i parë për Sarën. Ky koncert recital është i gjashti që ajo luan, përpos veprave të tjera nga autorë romantikë.
“Ky koncert është konceptuar si recitali përmbyllës i shkollës se mesme, për të vazhduar studimet e larta. Ky është faktikisht koncerti recital i gjashtë, përpos veprave të mrekullueshme nga autore romantikë, pse jo të degjojnë të gjithë një recital violisteje në moshën që jam unë.”, tregon për “Koha Jonë”, Sara Zoto.
Po ashtu gjatë koncertit violinistja, Sara Zoto do të luaj edhe dy vepra me Redis Mujaj.

Përgatiti: Sidorela Lepri/Koha Jonë 

SHKARKO APP