18.3% më shumë vizita te mjeku i familjes

Mesatarja e vizitave pranë mjekut të familjes është rritur me 18.3% krahasuar me vitin 2013. Specialistët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor informojnë se janë 1480 mjek familje të cilët shërbejnë në 413 qendrat shëndetësore në vend.

”Shërbim shëndetësor cilësor i vazhdueshëm i integruar afër vendbanimit staf mjekësor i specializuar. Rritje me 18.3% mesatarja e vizitave, krahasuar me vitin 2013. Ulim kohën e pritjes diagnostikim në kohë reale. Respekto sistemin e referimit. Shërbim Shëndetësor Universal”.

Për të gjithë ata pacientë që e kanë të pamundur lëvizjen e tyre për në spital, mjeku i familjes ose infermieri mund të japë shërbimin në shtëpitë e tyre. Mjeku i familjes mbetet stacioni i parë jo vetëm për të shmangur radhët në spital por edhe për të marrë shërbimin edhe shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?