19 vjetori i sulmeve mbi kullat Binjake/ Uniforma e shqiptarit ekspozohet në ”9/11 Memorial Museum”
Mon Gjonbalaj, një punëtor mirëmbajtjeje i ”ABM Janitorial Industries” në SHBA, vishte gjithmonë uniformën teksa shkonte në punë në ”South Tower” në Qendrën Botërore të Tregtisë. Afër moshës së pensionit në vitin 2001, Mon nuk ishte ende gati të linte punën. “Ai do të mbushte 66 vjeç më 31 tetor 2001, por donte të vazhdonte punën”,- tha Sal, një prej tre fëmijëve e tij.
Kur avioni goditi Kullën e Jugut në mëngjesin e 11 shtatorit, Mon ishte në punë në katin e 86-të. Babai i katër fëmijëve arriti të telefononte familjen e tij, duke shpjeguar se ishte bllokuar dhe i tha djalit që të ishte i fortë dhe të mbante familjen të bashkuar.
Në vitet pas sulmeve, fëmijët e Mon kërkuan mënyra të ndryshme për të mbajtur gjallë kujtimin e babait të tyre dhe për të nderuar lidhjen e tij të fortë me Qendrën Botërore të Tregtisë.
Në vitin 2016, Muzeu mori një mesazh në facebook nga Sal, djali i Mon, i cili ofroi t’i dhuronte koleksionit të muzeut, këmishën e uniformës ABM që babai i tij kishte veshur teksa punonte në 10 shtator 2001. Muzeu e bleu bluzën dhe së fundmi e ekspozoi atë në ”In Memoriam”.