1964 – Filmime të rralla nga Shqipëria e mesviteve ’60-të (pak para se të shpallej ateizmi)

Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka sjell për publikun shqiptar filmime të rralla nga Shqipëria e mesviteve ’60-të, “dy-tre vite para se të shpallej ateizmi”- sqaron Plaka, parë nga sytë e turistëve të huaj perëndimorë.

Pa koment, pa përpunim, me zërin origjinal, sikurse janë regjistruar nga autorët, të cilët na përcjellin kështu “pa doreza” atmosferën në qytete e fshatrat shqiptare në mesin e periudhës së diktaturës në vendin tonë.

“Do gjeni në to përditshmërinë shqiptare nga Shkodra deri në Sarandë, nga Tirana në Elbasan, karroca me kalë e buste të Stalinit, sikurse minaret që thërrasin Ezanin e kishat që u bien kambanave, tregjet fshtare e trenat që përshkonin në atë kohë masivisht Shqipërinë. Njerëz që vrapojnë të kapin trenin dhe ushtarë të habitur që shohin turistë të huaj që bëjnë foto nëpër qytet, fshatarë që mbledhin pambukun e lërojnë tokën, sikurse dhe plazhin e Durrësit, e pamje nga Riviera Shqiptare, vetëm pak vite pas prishjes së madhe të marrëdhënieve me ish-BRSS dhe ftohjes me ish-kampin socialist”- shprehet gazetari dhe studiuesi Armand Plaka në komentin sqarues të pamjeve filmike të Shqipërisë së vitit 1964.

https://www.facebook.com/ujkuistepes/videos/10156337176641028/

https://www.facebook.com/ujkuistepes/videos/10156337181751028/

Shënim: Videot e publikuara nga “Koha Jonë” janë botuar në dijeni të studiuesit Armand PLAKA, pasi “Të gjitha të drejtat e autorësisë janë të rezervuara”.

SHKARKO APP